Turqia, me traditë prodhimi vaksinash që nga koha osmane
Përdorimi i vaksinës turke anticovid Turkovac si një dozë përforcuese pas dy dozave të vaksinës Sinovac mund të rrisë numrin e antitrupave katër deri në pesë herë, tha për Anadolu Agency (AA) zv.rektori i Universitetit të Shkencave Shëndetësore në Stamboll, prof. dr. Kemalettin Aydin.
Vaksina turke anticovid Turkovac mori miratimin urgjent këtë javë, duke e bërë Turqinë një nga nëntë vendet që prodhojnë vaksinën e saj anticovid.
Dr. Aydin iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të AA-së për efektivitetin e vaksinës Turkovac në fabrikën e prodhimit në zonën e organizuar industriale në Saniurfa, ku filloi prodhimi i vaksinës.
Ai kujtoi se Turqia prodhonte vaksina si në periudhën osmane ashtu edhe në vitet e para të Republikës, por në vitet 1990 kishte një ngërç në këtë sektor.
Aydin tha gjithashtu se deri më tani në Turqi janë përdorur 123 milionë doza të vaksinës COVID-19 dhe se kjo paraqet një kosto serioze. Ai tha se një pjesë e konsiderueshme e parave do të mbeten në vend kur të fillojnë të përdoren vaksinat vendase dhe kombëtare.
Duke shpjeguar se Turkovac është një vaksinë joaktive e ngjashme me vaksinën kineze Sinovac, Aydin tha se të gjitha fazat e përgatitjes së saj, eksperimentet me kafshë dhe studimet fazore u përfunduan në Turqi brenda një viti.
Ai shtoi se ishte e nevojshme të krahasohej studimi me vaksinën kineze, e cila është e ngjashme, kështu që u bë.
“Turkovac është i ngjashëm me vaksinën kineze, por ka një nivel më të lartë efektiviteti se vaksina kineze. Pra, ne nuk kemi probleme me besueshmërinë. Nga ana tjetër, ne e dimë se kur merret si një dozë e tretë ose përforcuese, ne mund të rrisim numri i antitrupave katër deri në pesë here. Turkovac lehtë mund të përdoret si një dozë përforcuese pas Sinovac ose si dozë e parë,” tha Dr. Aydin. /tesheshi.com/