1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përpjekjet e Turqisë për të rritur ndikimin në Afrikë

Më të lexuarat

Gjatë kësaj jave, Presidenti Recep Tayyip Erdogan organizon në Stamboll një samit dy-ditor me vendet afrikane, që shihet si një përpjekje e Turqisë për të zgjeruar ndikimin diplomatik dhe ekonomik në kontinetin afrikan.

Pas vonesës dyvjeçare për shkak të pandemisë, të premten në Stamboll fillon samiti i Partneritetit mes Turqisë dhe Afrikës. Por përhapja e variantit Omicron të koronavirusit, bëri që disa orë para fillimit, të jetë e paqartë se kush do të marrë pjesë në të.

Takimi ëhtë pjesë e një plani në kuadër të të cilit Turqia ka hapur 30 ambasada të reja duke ndjekurnjë politikë agresive tregtare.

“Ka shumë konsullata dhe ambasada, në një kohë që vendet perëndimore po bëjnë të kundërtën.Aktualisht vendet perëndimore po mbyllin përfaqësitë diplomatike në Afrikë, pavarësisht rëndësisë që mund të kenë ato gjatë dy dekadave të ardhshme. Turqit janë gjithashtu shumë bindës, sepse punojnë shpejt, ofrojnë projekte ndërtimi me çmime të volitshme, përshtaten me kulturën”, thotë për Zërin e Amerikës Jalel Harchaoui nga organizata “Global Initiative”.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shkuar shpesh për vizita në Afrikë, 28 herë që ngaviti 2003.

Por ambiciet e Turqisë po shkaktojnë fërkime dhe rivalitet me Francën, një ish-fuqi koloniale në pjesën më të madhe të kontinentit.

Ndërsa në konfliktin libian, Turqia mbështeti palën kundërshtare të fraksionit të mbëshetur nga Egjipti.

Kjo ka krijuar shqetësime mesbizneseve turke që janë detyruar të largohen nga tregu fitimprurës egjiptian.

“Në Egjipt industria e tekstilit është mjaft e mirë, po ashtu edhe ajo e makinave dhe disa industri të tjera. Ne ndiheshim shumë mirë në atë mjedis industrial. Prandaj Egjipti ishte një humbje për ne”, thotë Ali Eren, themelues i kompanisë Erensan.

Diplomatë nga Turqia dhe Egjipti janë përpjekur të përmirësojnë marrëdhëniet përmes bisedimeve, të cilat mund të vazhdojnë edhe në kuadër të samitit të Stambollit.

Shitjen e fundit të dronëve ushtarakë në Marok, Ankaraja e quan përparim të rëndësishëm për industrinë e saj të mbrojtjes.

Të dhënat shtetërore tregojnë se tregtia e Turqisë me Afrikën është rritur në 25 miliardë dollarë nga viti 2003 – shumë më pak krahasuar me Kinën. Për zotin Erdogan angazhimi në Afrikë konvertohet në pikë politike.

“Qeveria mund ta portretizojë veten tek votuesit e saj si një lojtar global, ose që mbështet shtetet myslimane, si për shembull Somalinë në Afrikë. Publiku turk vlerëson shumë angazhimin e Turqisë në Afrikë. Pra, janë tre gjëra; roli ndërkombëtar i Turqisë, roli si një partner tregtar dhe ndikimi në politikën e brendshme”, thotë Yusuf Kenan Kucuk, ish diplomat turk në Sudan.

Ndërsa ekonomia e Turqisë është goditur nga një krizë monetare, Presidenti Erdogan do të mirëpresë çdo nxitje ekonomike që mund të sjellë samiti.

Por analistët paralajmërojnë se një krizë e afërt ekonomike është një tregues se Ankaraja mund të mos ketë fonde për të mbështetur përpjekjet e saj në Afrikë.  /voa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit