-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë projektligjin e Ilhan Omar-it për të luftuar islamofobinë

Më të lexuarat

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së sot më vonë do të votojë për legjislacionin e kongresistes Ilhan Omar për të luftuar islamofobinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Derisa të gjithë të jenë të lirë të praktikojnë fenë e tyre, askush nuk është i lirë”, shkroi Omar në llogarinë e saj në twitter.

Akti i Luftimit Ndërkombëtar të Islamofobisë kërkon të krijojë një të dërguar të posaçëm për të luftuar islamofobinë.

Administrata e presidentit Joe Biden po ashtu mbështeti legjislacionin, duke theksuar se “liria fetare është një e drejtë themelore e njeriut”.

“Kjo liri është e ruajtur në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe po ashtu është pjesë e Amendamentit të Parë të Kushtetutës së SHBA-së. Angazhimi i vendit tonë për të mbrojtur lirinë e fesë dhe besimit shkon në shekuj dhe administrata beson fuqishëm se njerëzit e të gjitha besimeve dhe prejardhjeve duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt të barabartë në mbarë botën”, tha Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit e administratës amerikane.

Projektligji synon t’i përgjigjet sulmit islamofobik të kongresistes republikane, Lauren Boebert, kundër Omar-it, e cila tha se ligjvënësja muslimane mund të jetë terroriste.

Në fillim të këtij muaji, Omar tha se është e bindur se kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Palosi, do të ndërmarrë “veprim vendimtar” kundër Boebert-it.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit