-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Antarktiku po shkon drejt ndryshimit dramatik

Më të lexuarat


Shkencëtarët po paralajmërojnë për ndryshime dramatike në një nga akullnajat më të mëdha në Antarktik, potencialisht brenda pesë deri në 10 vitet e ardhshme.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata thonë se një seksion lundrues në pjesën e përparme të Thwaites Glacier që deri më tani ka qenë relativisht e qëndrueshme mund të “shkëputet si xhami i përparmë i makinës”.

Dhe studiuesit amerikanë dhe britanikë janë aktualisht të angazhuar në një program intensiv studimi në Thwaites për shkak të shkallës së shkrirjes.

Nga aty, thuhet se tashmë “hidhen” 50 miliardë ton akull në oqean çdo vit.

Një skenar i “fundit të botës” nuk ka gjasa të ndodhë për shumë shekuj, por ekipi i studimit thotë se Thwaites tani po i përgjigjet një bote që po ngrohet në mënyra vërtet mjaft të shpejta.

Siç bëhet e ditur më tej, Thwaites është një kolos. Është afërsisht sa madhësia e Britanisë së Madhe, ose Floridës, dhe shpejtësia e “ndarjes” së saj është dyfishuar në 30 vitet e fundit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit