14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, mbyllet gjiganti malazez pas 50 vitesh punë, 500 punëtorë mbesin pa punë

Më të lexuarat

Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka bërë që të mbyllet një nga kompanitë më të fuqishme malazeze, “Kombinat Aliminijum Podgorica” e njohur si KAP.

Mbyllja e fabrikës do të lë plot 500 punëtorë pa punë.

Fabrika gjigante malazeze operon me sukses që 50 vite në treg, ndërsa mbyllja e saj do të lë pa kontrata pune e bashkëpunimi edhe 200 kompani të tjera.

Veselin Pejovic ka thënë se ka qenë e pamundur funksionimi i punës së fabrikës për shkak të rritjes enorme të çmimit të energjisë elektrike.

Sipas kontratës me Elektroprivreda (EPCG), ata deri më tani kanë paguar 45 euro për megavat orë (Mwh), dhe tani po u ofrohet ai çmim rreth 120 euro për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike në bursat evropiane./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit