1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

A ke dëgju për Haxhi Mehmetin?!

Më të lexuarat

A ke dëgju për Haxhi Mehmetin?!

Në vitin 1964, një xhematli i thjesht Turk me emrin Mehmet Nešet Öz, nga rrethina e qytetit turk Adapazar, kishte një dëshirë të madhe, një mall të fortë për të kryer Haxhin. Por ai kishte vetëm 66 lira në xhep, ndaj vendosi me bismilah të shkonte në Haxh me biçikletë.

Gjatë rrugës kontribonte diçka nëpër xhami të ndryshme, të cilat zakonisht përfundonin me sofër ku ushqehej, ndaj thotë se nuk i duheshin shumë para.

Kur mbërriti në pikën kufitare turko-siriane “Cilvegözü”, Policia kufitare i tha se duhej të posedonte një valutë të huaj me vlerë 5000 lira, përndryshe nuk mund të kalonte. Meqë Haxhi Mehmeti nuk kishte asgjë pos biçikletës, e kthyen nga kufiri. Megjithatë, haxhiu nuk heq dorë nga udhëtimi i tij shpirtëror, dhe hyn në Siri përmes livadheve, dhe në një zone kufitare e rezikshme të minuar, kështu me peripeci mbërrin me biçikletë në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, ku edhe bën një pushim për disa ditë. Aty takoi haxhijtë turq që udhëtonin me autobus. Organizatorët e haxhit kur e panë se në çfar gjendje është, i ofrojnë atij të vazhdojë udhëtimin me ta. Ai e lë biçikletën tek një Vëlla Musliman në Aman dhe vazhdoi me haxhilerët tjerë turq. Kështu ai më në fund me lot në sy mbërrin në Mekke Mukerreme dhe kryen me sukses ritet e Haxhit. Në kthim (për shkak të një aksidenti) ai nuk mund të vazhdon me autobusin me që ishte pa dokumente. Vazhdoi në këmbë dhe me autostop arrin disi në Aman ku merr biçikletën e tij dhe vazhdon për në Turqi.

Pas kalimit të Jordanisë dhe Sirisë, ai mbërrin sërish në kufirin siriano-turk, ku arrestohet për kalimin e paligjshëm të kufirit. Haxhi Mehmet Neşet u soll para prokurorit të cilit i tha:

“Nëse është krim, që unë shkova në Bejtullah, bëj me mua çfarë të duash!”.

Shëtitja me biçikletë e Mehmet Nešet Öz-it tërhoqi vëmendjen e prokurorit, me kërkesë të të cilit u bë një fotografi e biçikletës dhe gazeta e njohur Hürriyet e publikoi atë fotografi. Familjarët kur mësojnë se Haxhi Mehmeti është arrestuar, vijnë për ta vizituar dhe kërkojnë që të lirohet. Fatkeqësisht, ai u lirua vetëm pasi kreu 27 ditë burg. Me t’u larguar, ai fut biçikletën e tij në autobus dhe më në fund mbërrin në vendin e tij të lindjes.

Gjerë sa ishte në haxh në vendlindjen e tij badihavgjijtë thonin: “Mehmeti do të vdesë rrugës, shum shpejt do vijë lajmi për vdekjen e tij”. Por ai nuk vdiq rrugës, siç thoshin ata.

Pasi erdhi në shtëpi, Natën ai hyri në katër çajtore të fshatit të tij, porositi çajra për të gjithë dhe tha:

“Nesër është Bajrami im”.

Të nesërmen, më 19 shkurt, në kohë Sabahu, ai e dha amanetin (ndrroi jetë) i qetë!

Allahu e mëshiroftë shpirtin e tij, amin!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit