Nga: Wadah Khanfar
Gjiri duhet tu bashkohet ‘Planit Marshall’ për vendet e Pranverës Arabe
Vendet e gjirit duhet ti bashkohen Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në krijimin e ‘Planit Marshall’ për të ndihmuar vendet post-revolucionit që po shkojnë drejt demokracisë si rezultat i Pranverës Arabe, është shprehur ish kreu i Al Xhaziras.
wadah Khanfar i cili dha dorëheqjen nga pozicioni i tij si drejtor i përgjithshëm i rrjetit me bazë në Katar në shtatorin e vitit të kaluar, tha se një plan i tillë-si një referim i skemës së fondit amerikan që rindërtoi Evropën pas Luftës së Parë Botërore- do të ishte “ tejet i vlerësuar nga publiku si një kontribut në stabilizimin e Lindjes së Mesme ekonomikisht dhe politikisht.” “Teksa apeloj për këtë ide, nuk po bëj thirrje për diçka ideale pork am parasysh diçka që është pragmatike dhe realiste,” u shpreh ai për Biznesin Arab (Arabian Business).
“Mendoj se amerikanët kanë një mundësi për zgjerimin e imazhit të tyre në rajon nëse ato momentalisht mbështesin këto ekonomi të reja , pasi kjo është ajo çka unë besoj një partneritet mes Amerikës, Evropës dhe shteteve të gjirit për rindërtimin e Egjiptit, Libisë, Jemenit dhe do të ishte më së shumti e mirëpritur.”
Khanfar i cili tashmë po kandidon për forumin Al Shark me qendër në Doha u shpreh se një Afrikë Veriore e qëdrueshme duhet të zvogëlojë rrjedhën e emigrantëve drejt Evropës, ndërsa nha an tjetër i jep shtysë prespektivave tregtare mes dy rajoneve gjatë një periudhe të trishtë ekonomike.
Ai tha gjithashtu se kjo lëvizje do të ishte në interesat e SHBA-së si një superfuqi në lidhje me forcimin e marrëdhënieve ekzistuese për të kundra-balancuar rritjen e Kinës dhe Rusisë.
“Amerika mund të shohë, në këtë moment kohor, rritjen e bllokut lindor të cilat po përcaktojnë rregulla të reja për lojën ndërkombëtare,”-shtoi Khanfar. “Çështja e Sirisë është një shembull i madh që tregon se si Rusia dhe Kina përpos nuhatjes së perëndimorëve apo pro-demokracive perëndimore, po e pushtojnë Botën Arabe.”
Në lidhje me gjirin, ish drejtoi i Al Xhaziras tha se Egjipti dhe Jemeni ofrojnë një “thellësi strategjike”, dhe siguria e secilit prej këtyre vendeve është jetike për sigurinë e Bashkëpunimin të Vendeve të Gjirit (Gulf Cooperation Countries). Një stabilitet më i gjerë në vendet e Pranverës Arabe do të lejonte gjithashtu që Gjiri të mbushej me rrjedhjen më të gjerë të burimeve të kualifikuara njerëzore të rajonit.
Të gjitha vendet si Tunizia, Egjpti, Libia dhe Jemeni rrëzuan autokratët më qëndrim të gjatë në kohë, qysh nga fillimi i vitit 2011. Qysh nga ajo kohë zgjedhjet parlamentare janë mbajtur në Egjipt dhe Tunizi, teksa zgjedhjet presidenciale u mbajtën në shtator në Jemen. Zgjedhje të reja do të mbahen në Egjipt. Këshilli Tranzicional i Libisë po finalizon projekt ligjin që do të mund të lejojë vendin të mbajë zgjedhje për një asamble kushtetuese në qershor. Khanfar po fliste paraprakisht për Kongresin Botëror të Marrëdhënieve me Publikun, në të cilin ai pritet të japë një fjalim kryesor.
Perktheu: Evin Hakorja
…
