4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Pandemia globalisht në ngadalësim

Më të lexuarat

Pandemia e COVID-19 u ngadalësua sërish këtë javë në të gjithë botën, duke vazhduar rënien e saj që filloi në fund të gushtit.

Rreth 400 000 raste të reja në ditë

Me 403 300 infektime të regjistruara çdo ditë në botë, këtë javë, treguesi është në rënie me -5 për qind, në krahasim me javën e kaluar.

Ulje në shumicën e rajoneve

Këtë javë, shumica e rajoneve të botës kanë parë një përmirësim të situatës së tyre epidemiologjike: -23 për qind e rasteve të regjistruara në Afrikë, -21 për qind në zonën e Amerikës Latine/Karaibeve, -19 për qind në Lindjen e Mesme, -16 për qind në Azi dhe – 14 për qind në zonën e SHBA-së/Kanadasë.

Evropa (+ 13 për qind) dhe Oqeania (+ 11 për qind) janë dy zonat e vetme ku situata ka vazhduar të përkeqësohet këtë javë.

Përshpejtim më i fortë

Gjeorgjia, ku 27 për qind e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19, është vendi ku epidemia po përshpejtohet më së shumti (+ 79 për qind, 3 300 raste të reja në ditë), ndër vendet që kanë regjistruar në të paktën 1 000 infektime ditore gjatë javës së kaluar.

Pas këtij vendi kaukazian, përshpejtimet më të forta të javës janë kryesisht në vendet evropiane, Irlandë (+ 50 për qind, 1 700) dhe Holandë (+ 49 për qind, 2 500), ku më shumë se 70 për qind e popullsisë tashmë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, si edhe në Poloni (+ 42 për qind, 2 000) dhe Letoni (+ 42 për qind, 1 700), ku vetëm gjysma e popullsisë ka marrë tashmë një dozë.

Rëniet më të forta

Në të kundërt, Izraeli (-48 për qind, 1 600) është vendi me rënien më të fortë këtë javë, përpara Kubës (-32 për qind, 3 000), Guatemalës (-31 për qind, 1 400), Kosta Rikës (-29 për qind, 1 100) dhe Vietnamit (-25 për qind, 3 900).

Infektimet më të mëdha

SHBA-ja mbetet deri tani vendi me numrin më të madh të infeksioneve të reja në terma absolutë këtë javë (86 800 raste ditore, -14 për qind), përpara Britanisë së Madhe (38 700, + 13 për qind) dhe Turqisë (30 500, + 5 për qind).

Si pjesë e popullsisë, pa mikroshtetet, vendi me numrin më të madh të rasteve këtë javë është Letonia (623 për 100 000 banorë), përpara Serbisë (598) dhe Gjeorgjisë (585).

Vdekjet

SHBA-ja ka numrin më të lartë të vdekjeve ditore, 1 563 në ditë këtë javë, përpara Rusisë (967) dhe Meksikës (350).

Globalisht, vdekjet ditore vazhdojnë të bien (6 741 në ditë, -6 për qind).

Vaksinimi

Vendet që po vaksinojnë më shpejt këtë javë janë kryesisht në Amerikën Latine, Azi dhe Oqeani.

Kuba mbetet në krye, me 1,92 për qind të popullsisë së saj të vaksinuar çdo ditë.

Deri më sot, Emiratet e Bashkuara Arabe është vendi më i vaksinuar në botë, ku 86 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar, përpara Portugalisë (85 për qind), Spanjës dhe Singaporit (me nga 78 për qind). /atsh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit