10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Petkoviç: Kjo është fitorja e popullit tonë dhe e politikës së udhëhequr nga Vuçiç

Më të lexuarat

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviç ka uruar Listën Serbe për rezultatet e arritura në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Unë përgëzoj listën tonë serbe për një fitore bindëse dhe historike. Kjo është fitorja e popullit tonë, por edhe fitorja e politikës së udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç. Përsëri, ne kemi treguar dhe vërtetuar se kur është më e vështirë për ne dhe kur jemi nën presionin më të madh, se ne jemi më të fortë atëherë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kandidatët e Listës Serbe kanë fituar zgjedhjet lokale në Kosovë në 10 komuna me shumicë serbe.

Kështu bëri të ditur gjatë mbrëmjes të së dielës kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas rezultateve të para nga këto zgjedhje lokale, derisa iu referua komunave të cilat janë të populluara me shumicë serbe./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit