Tajvani ka raportuar për 38 aeroplanë ushtarakë kinezë që fluturojnë në zonën e tij të mbrojtjes ajrore, ndërhyrja më e madhe nga Pekini deri më tani.
Në një deklaratë për mediat ministria e Mbrojtjes tha se aeroplanët, përfshirë bombarduesit me aftësi bërthamore, hynë në zonë në dy valë.
Tajvani u përgjigj duke “përgatitur” aeroplanët e tij dhe duke vendosur sisteme raketash.
Kina e sheh Tajvanin demokratik si një provincë të shkëputur, por Tajvani e sheh veten si një shtet sovran. Ndërkohë shumë herë Tajvani është ankuar për misione të përsëritura nga forcat ajrore të Kinës pranë ishullit./abcnews.al