8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ky është profili i Dafina Gexha-Bunjakut, u.d e ministres së Shëndetësisë

Më të lexuarat

Dafina Gexha-Bunjaku do të jetë ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë.  

Bunjaku emërohet në këtë pozitë pas dorëheqjes së Arben Vitisë nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Vitia në konferencën e mbajtur sot për media lavdëroi punën që është bërë gjatë kohës sa ai ishte në krye të MSH-së, teksa tha se ka pasur privilegjin t’i shërbejë popullit në kohë të vështirë, transmeton Telegrafi.

Vitia deklaroi se tashmë fokusin do ta ketë në zgjedhjet lokale, dhe se kompetencat e tij do t’ia kalojë Dafina Gexha- Bunjaku.

Por kush është Dafina Gexha-Bunjaku, e cila do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë?

Dafina Gexha Bunjaku aktualisht është zëvendësministre e Shëndetësisë. Ka lindur në Gjakovë. E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ka vazhduar studimet post-diplomike në fushën e menaxhmentit shëndetësor – program i përbashkët i Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Vjenës, Austri.

Është specialiste e epidemiologjisë, dhe ka punuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Departmentin e Epidemiologjisë. Gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit të IKShPK për fazën përgatitore dhe menaxhuese për COVID-19.

Gexha-Bunjaku është koordinatore për Kosovën në ECDC (Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse), për raportim dhe bashkëpunim në disa fusha. Ka punuar në Programin e Mjekësisë Familjare të zhvilluar dhe përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm, Mbretëria e Bashkuar. (Informacionet mbi veprimtarinë e zëvendësministres janë të publikuara në faqen zyrtare të MSH-së) /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit