0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Emigrantët nuk kanë nevojë për lotët tona; kanë nevojë që ne mos I bëjmë ata emigrantë!

Më të lexuarat

Tragjedia e mbytjes së emigrantëve nga veriu i Afrikës ka nxitur një debat të rëndësishëm publik në Europë. Ndër artikujt e botuar këto ditë, na tërhoqi vëmendjen ky artikull nëThe Guardian i dramaturgut Anders Lustgarten, prej nga po përkthejmë disa fragmente:

Harro faktin që kjo shoqëri nuk do funksiononte pa emigrantë, që askush tjetër nuk do mbledh për ty zarzavatet nga fusha, do të të bëj kapucinon, e do cohet në katër të mëngjesit për të të pastruar zyrën. Harro kontributin masin që i bëhet Thesarit nga taksat e emigrantëve. Kjo nuk është rreth ekonomisë. Shpesh, edhe qasjet pozitive ndaj emigracionit nxiten nga numra dhe financa, nga pyetja “Cfarë mund të bëjnë ata për ne?” Në të kundërt kjo ka lidhje me dy gjëra: mirësi dhe përgjegjsi.

Por njëlloj e rëndësishme është përgjegjsia. Me gjithë zemërimin ndaj emigracionit, një gjë nuk diskutohet kurrë: Cfarë kemi bërë ne për ta shkaktuar atë. Një raport i publikuar këtë javë nga Konsoriumi i Gazetarëve Investigativë tregon se Banka Botërore ka detyruar të ikin nga vendbanimet e tyre 3.4 milionë njerëz në këto 5 vite. Duke financuar privatizimin, grabitur toka e ndërtim digash, duke mbështetur kompani e qeveri të akuzuara për përdhunime, vrasje dhe tortura e diku investuar 50 miliardë dollar në projekte të përcaktuara si të rrezikshmërisë së lartë për sa i përket impaktit të pa precedent e të pakthyeshëm social, Banka Botërore ka kontribuar masivisht në dyndjet e njerëzve të varfëruar në të gjithë globin. Gjëja më e madhe që mund të bëjmë për të ndalur migracionin është nxjerrim jashtë ligjit mafien e zhvillimit: Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Europiane të Investimit dhe Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Fill pas kësaj vjen t’i jepet fund bombardimit të Lindjes së Mesme. Perëndimi shkatërroi infrastrukturën e Libisë pa ja patur idenë se cfarë do e zëvendësonte atë. Tani ka një shtet vakum të manaxhuar nga banditë dhe ky vend tani është në qendër të trafikut të njerëzve në Mesdhe. Ne vimë fill pas regjimit të Sisit në Egjipt që po shkul Pranverën Arabe në sulmet ndaj muslimanëve dhe në privatizimin e infrastrukturës me një shkallë marramendëse, dhe e gjitha kjo shpie turma njerëzish drejt varkave. Ajo që kemi bërë në Somali, Siri e Irak ka sjellë që këto popullsi janë në krye të listës së emigrantëve.

Sigurisht jo i gjithë emigracioni shkaktohet nga Perëndimit. Por hajde të bëjmë një bisedë reale për atë pjesë që shkaktohet nga Perëndimi. Eja të flasim realisht për plakjen e popullsisë tonë dhe mungesën masive të aftësive të punës, cfarë do sjellë lejimi i hyrjes së emigrantëve për shërbimet e pakësuara publike (do na duhet të mbledhim më shumë para për të përballuar nevojat dhe mënyra për e qartë dhe më e drejtë është të rrisim taksat për të pasurit), për etikën e marjes së ajkës nga vendet e varfëra. Le të mos jemi burracakë e të pretendojmë se një ditë emigrantët nuk do vinë më, sepse kjo s’është e vërtetë. Kjo nuk do ndalë kurrë!

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit