6.5 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Erdoğan dhe Putin do të diskutojnë për Sirinë, Afganistanin dhe Libinë

Më të lexuarat

Në një deklaratë për gazetarët në Moskë, Peskov theksoi se vazhdojnë përgatitjet për takimin Putin-Erdoğan që është planifikuar të mbahet në qytetin Soçi të Rusisë më 29 shtator

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do të diskutojnë mbi çështjet e Sirisë, Afganistanit dhe Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët në Moskë, Peskov theksoi se vazhdojnë përgatitjet për takimin Putin-Erdoğan që është planifikuar të mbahet në qytetin Soçi të Rusisë më 29 shtator.

Duke informuar se Putin dhe Erdoğan do të takohen ballë për ballë, Peskov, tha se “Dy liderët kanë gjithmonë shumë gjëra për të biseduar. Fillimisht në agjendë do të jetë Siria dhe sigurisht Afganistani. Në çështjen e Libisë dhe çështjet e tjera ndërkombëtare do të shkëmbehen mendimet në mënyrë tradicionale”.

“Në aspektin e marrëdhënieve dypalëshe ka shumë pika të përbashkëta. Ka punime mbi projektet e përbashkëta në fushën e ekonomisë, marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike”, deklaroi Peskov, duke theksuar se në takim do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe.

Ndër të tjera Peskov vuri në dukje se lidhur me këtë çështje janë të interesuara bizneset ruse dhe turke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit