Pyetja:
Pse e ruajmë xhenazen?
***
Përgjigjja:
Nuk ka asnjë arsye për ruajtjen e të vdekurit. Për fat të keq, shpeshherë njerëzit bëjnë veprime të kota dhe të pakuptimta duke pretenduar se tradita fetare e lyp ashtu, ndërsa Islami është i pastër prej këtyre pretendimeve.
Tek ne është e përhapur bindja se i vdekuri nuk duhet të qëndrojë i vetëm në dhomë, por dikush duhet ta ruajë atë.
Ndoshta këtë e bëjnë edhe për shkak të ndonjë besimi të kotë, si besëtytni etj., por për ne është me rëndësi të kuptojmë se nuk ka asnjë arsye të pranueshme për ruajtjen e xhenazes, prandaj ky veprim është i kotë.
Allahu e di më së miri.
Dr. Shefqet Krasniqi