2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Erdogan në OKB: E turpshme që vazhdon ende nacionalizmi i vaksinës

Më të lexuarat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoan tha se bota ka kaluar periudha të dhimbshme në dy vitet e fundit dhe 4,6 milionë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

“Vazhdimi i nacionalizmit të vaksinave është një turp për njerëzimin në një kohë kur dhjetëra miliona njerëz janë prekur nga virusi”, nënvizoi ai.

Presidenti Erdoan iu drejtua me një fjalim sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, raporton trt.

Në fjalimin e tij, ai solli në kujtesë se njerëzimi ka kaluar ditë të dhimbshme në këto dy vitet e fundit.

“Ne kemi humbur 4,6 milionë njerëz nga epidemia e coronavirusit. Në një periudhë kur dhjetëra miliona njerëz po vuajnë në kthetrat e virusit, fakti që nacionalizmi i vaksinave vazhdon ende është një turp për njerëzimin”, vuri në dukje udhëheqësi turk.

Në vijim të fjalës së tij ai u shpreh se Turqia nga njëra anë ofroi shërbimet më të mira shëndetësore për qytetarët e saj, dhe nga ana tjetër ajo dërgoi ndihmë mjekësore në 159 vende dhe 12 organizata ndërkombëtare. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit