10.1 C
Pristina
Thursday, October 24, 2024

Rusia fillon shpërndarjen e parë të sistemeve të reja mbrojtëse S-500

Më të lexuarat

Zv/kryeministri rus Yuriy Borisov tha se të gjitha testet kishin përfunduar me sukses dhe se ka filluar dorëzimi i sistemit S-500 në ushtri

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Yuriy Borisov tha se dërgimi i parë i sistemit të ri të mbrojtjes ajrore S-500 kishte filluar për ushtrinë e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Borisov u tha gazetarëve në qytetin rus Tyumen se të gjitha testet e sistemit mbrojtës S-500, të njohur si “Prometeus”, të zhvilluar nga kompania ruse Almaz-Antey, kishin përfunduar me sukses.

“Dorëzimi i parë i sistemit S-500 për ushtrinë ruse ka filluar”, tha Borisov duke shtuar se është një sistem i mbrojtjes hapësinore i aftë për të interceptuar raketat balistike ndërkontinentale, raketa hipersonike kryqëzuese dhe avionë.

Sistemi i ri mbrojtës S-500 do të zëvendësojë sistemet ekzistuese S-400 në inventarin e ushtrisë ruse.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit