6.5 C
Pristina
Wednesday, October 20, 2021

Këto janë marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Maqedoni Veriore

Më të lexuarat

Kosova dhe Maqedonia Veriore kanë mbajtur sot mbledhjen e parë të përbashkët të dy qeverive.

Me këtë rast janë nënshkruar 11 marrëveshje të bashkëpunimit, e që nga të dy kryeministrat u vlerësua se ky bashkëpunim është një konfirmim për marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore, për bashkëpunimin e ngushtë, për realizimin e vazhdueshëm të interesave të ndërsjella dhe për ndarjen e përcaktimeve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor si rajon i qëndrueshëm i paqes, plotësisht i integruar në BE dhe NATO.

Në pjesën ceremoniale të mbledhjes, sot kryeministrat e të dy qeverive dhe ministrat dikasterial i nënshkruan Memorandumet për Mirëkuptim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përcaktimin e fushëveprimit të përgjithshëm të bashkëpunimit lidhur me studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë dhe për rehabilitimin e zonës tampon Bllacë mes dy objekteve kufitare të të dyja vendeve.

Këto janë marrëveshjet tjera:

-Marrëveshja për Bashkëpunim në fushën e diasporës,

-Marrëveshja për Statusin e Pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Forcat e Sigurisë së Republikës së Kosovës (SOFA),

-Protokoll për Zbatimin e Marrëveshjes për realizimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor,

-Memorandum për Bashkëpunim në Sektorin Energjetik,

-Marrëveshje për Bashkëpunim në fushën e turizmit,

-Memorandum për Bashkëpunim në fushën e inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik dhe sipërmarrësish,

-Marrëveshje për Partneritet ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Administratës për Vetëqeverisje Lokale si partner-lider i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale si partner për menaxhim me grant marrëveshjen për ndihmë teknike 2019/410-322, në kuadër të programit IPA Kosovë – Maqedonia e Veriut 2014/2020,

-Memorandum për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Zhvillim Rajonal të Republikës së Kosovës.

-Memorandum për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës. /kp/Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit