Pyetje:
A lejohet veshja e rrobave të zeza nëse vdesë dikush, posaqërisht kur gruas i vdes burri?!
***
Përgjigje:
Veshja e rrobave të zeza në raste vdekjesh është e urrejtur, e kotë si dhe nuk ka bazë as në Kur’anin Famëlartë e as në Sunetin e pastër Profetik.
Muhamedi ﷺ na ka mësuar që në raste të tilla të themi: Të Allahut jemi dhe tek Ai kemi për t’u rikthyer. O Allah, më shpërble mua për këtë sprovë që më ka goditur dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë”.(Muslimi)
Nëse besimtari e thotë këtë lutje me sinqeritet, bindje dhe shpresë të plotë tek shpërblimi i Allahut atëherë Allahu do ta shpërblejë atë dhe do t’ia kompenzojë sprovën e rënë me diçka më të mirë.
Allahu është më i Dituri!.
Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Suad B. Shabani