12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Trendafilova: Mandati i Speciales përfundon atëherë kur njofton Këshilli i Evropës

Më të lexuarat

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova në një konferencë për media bëri të ditur se Gjykata Speciale do të jetë funksionale deri në atë kohë kur Këshilli i Evropës do të njoftojë se të gjitha procedurat hetimore apo para Dhomave të Specializuara të Kosovës do të kenë përfunduar.

“Dhomat e Specializuara do të jenë funksionale deri në atë kohë kur Këshilli i Evropës do të njoftojë Republikën e Kosovës se të gjitha procedurat hetimore apo para Dhomave të Specializuara të Kosovës do të kenë përfunduar. Siç e kanë bërë të qartë Dhomat e Specializuara dhe kanë theksuar në vendimin e tyre të 20 nëntorit të vitit të kaluar kjo do ta bie në fund punën e Dhomave të Specializuara”, u shpreh Trendafilova.

Ajo ka folur edhe për historikun e themelimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë themeluar pas pretendimeve në rritje se kanë ndodhur krime serioze në kontekst të konfliktit të Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000 dhe se ato nuk ishin hetuar dhe kryesit e tyre nuk ishin ndjekur penalisht, përkundër shumë gjykimeve që kishin ndodhur në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për ish-Jugosllavi. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e emëroi një raportues special Dick Marty që të hetojë këto pretendime e i cili paraqiti raportin e tij në fund të vitit 2010 dhe më 7 janar 2011, menjëherë pas festimeve të Vitit të Ri, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e miratoi raportin dhe ky filloi të njihet si raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, u shpreh Trendafilova. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit