-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Alternativa e sigurimeve islame

Më të lexuarat

Hyrje në Takaful – një alternativë për sigurimin
 
 
 
Financat islame janë zhvilluar kryesisht në dy drejtime: bankat islamike dhe sigurimi islamik (Takaful). Përderisa informata në lidhje me bankat islame janë duke u përhapur mjaft shumë, vetitë, modelet dhe struktura e Takaful janë pak të njohura sidomos në Pakistan. Qëllimi i këtij artikulli të shkurtër është që të jap përshkrimin e shkurtër të vetive dhe modeleve kryesore të sistemit të Takaful-it që operojnë në vende të ndryshme të botës.
Të gjitha qenies njerzore i janë të ekspozuara mundësisë së gjendjes në situate katastrofale dhe shkatrrime që shkaktojnë rritje në fat të keq dhe vuajtje siç janë vdekjet, humbja e gjymtyrëve, aksidentet, shkatërimi i pasurisë apo bizneseve etj. Edhe duke e pasur parasyshë besimin e muslimanëve në Kadha-o-Kadr, Islami meson që njeriu duhet të gjej mënyra për të anashkaluar katastrofa dhe shkatërime kurdohere që është e mundshme, dhe që të zvogloj humbjet finansiare të familjes në rastet kur dicka e tillë ndodhë. Njëra nga mundësitë është që të paguhet një sigurim në sistemet e zakonshme të sigurimit.
 
Ka pasur shum pikëpamje në lidhje me sigurimin e zakonshëm sa i përket pikëvështrimit të islamit. Shumica e dijetarëve të shkollave të Shariatit besojnë se ajo është e paligjëshme për shkak të përzierjes së Riba-s (kamatës) ,Maisir (kumarit) dhe Gharar (pasigurisë). Takaful, alternative islamike në siguri, është e bazuar në konceptin e solidaritetit shoqërorë, bashkëpunimit dhe zbutjes reciproke të humbjeve për anëtarët e shoqërisë. Ajo është marëveshje në mes të një grupi njerzish të cilët pajtohen që bashkarisht të zbusin humbjet apo dëmet të cilat mund të godasin ndonjërin prej tyre, duke përdorur fondin të cilin ata së bashku e ndërtojnë. Kontrata Takaful e pajtuar në këtë mënyrë zakonisht përfshinë konceptin e Mudarabah, Tabarru´ (të japësh donacion për të mire e të tjerëve) dhe ndarjes reciproke të humbjeve me qëllimin e fundit të eliminimit të elementit të pasigurisë.
 
Takaful nuk është koncept i ri në ligjin ekonomik të islamit. Juristët bashkëkohorë e pranojnë dhe kuptojnë se baza e përgjegjësisë së ndarë apo Takaful është vendsosur në sistemin e ‘Aakilah’, që ishte marveshje e ndihmës reciproke për kompensim që ishte traditë në disa fise në kohës e të dërguarit të shenjët (paqa qoftë për te). Në rastet e fatkeqësive natyrore, të gjithë ata që kontribonin diçka deri në kohën e humbjes janë kompenzuar. Ngjashmë me idenë e Aakilah në pikëpamjen e pagesës së gjakut apo çfardo shkatëri të bazuar në konceptin e Takaful sipas të cilit pagesat nga ana e tër fisit shpërndahej barra financiare në tër fisin. Islami pranoj këtë princip të kompensimit reciprok dhe përgjegjësisë së bashkuar. 
Kontrata e Takaful ofron solidaritet në kuptimin e tragjedisë në humbje njerzore dhe humbje në biznes apo pronë. Bartësit e polisave (Takaful partnerët) paguajnë abonime për të ndihmuar në kompensimin e njëri tjetrit dhe ndajnë fitimin e fituar nga ana e kompanisë në fondet e parapaguara. Takaful kompanitë normalisht ndajnë kontribuesit në dy pjesë, donacione për qëllime të qështjes së moralitetit, apo humbjet e kolegëve që mbajnë polisa dhe pjesa tjetër për investime. Ngjajshmë me këtë, fjala Tabarru´ është e futurë në kontratë. Sa nga kontributi është e caktuar për qështjen e moraliteti dhe sa për investime është e bazuar në tabelat teknike të mortalitetit dhe nevojat tjera të pagesave. Të dy llogaritë invesotohen dhe kthimi nga to shpërndahet sipas principit të Mudarabah në mes të pjesëmarësve dhe kujdestarëve të Takaful. Fitimi që i takon pjesëmarësve vendoset në të dy llogaritë ndaras. Për ta përshkruar nga një kënd tjetër, një kontratë Takaful mund të përmbaj fjalën klausolë për mbrojtje apo kursim/investim apo të dyjat, në kuptimin e dobisë së mbrojtjes e edhe të kursimit dhe investimit. Pjesa e Takaful në lidhje me mbrojtjën funksionon në principin e donacionit sipas të cilit të drejtat individual jipen për të kompensuar humbjet në mënyrë reciproke. Në pjesën e kursimeve, të drejtat individuale mbesin të paprekura sipas principit të Mudarabah kontributet së bashku me profitin (duke zvogluar për shumën e shpenzimeve) paguhen në llogaritë e mbajtësve të polisave në fund afatit të polisës apo më pare, nëse kërkohet nga mbajtësi i polisës. 
Dallimi në mes të sigurimit konvencional dhe Takaful llojit është që kjo e fundit është shumë më fleksibile në aspektin e kthimit të mjeteve të grumbulluara në fond. Përdesia kompanitë e sigurimit invesotojnë mjetet e tyre në lidhje që kanë interes apo kamatë dhe pa marrë parasyshë konceptin e hallallit dhe haramit, kompanitë Takaful ndërmarin vetëm biznese në pajtim me sheriatin dhe fitimi ndahet sipas marveshjeve paraprake në kontratë në Takaful. Ngjajshëm ata ndajnë në pjesën e fitimit dhe humbjes nga fondi i bashkuar së bashku. Sistemi Takaful ka mekanizm të inkuadruar për mbrojtje nga rritja e tepër e qmimeve në kompanitë e sigurimit duke qenë se pa mare parasyshë se se është çmimi i polisës kthimi në fitim do të jetë në proporcion me këtë, faktikisht me kontributin e tyre.
 
Termet ‘Takaful Familiar’, ‘Takaful Ta´awani’ apo vetëm ‘Takaful’ përdorën për solidaritetin familiar në vend të sigurimit konvencional. Produkte tjera të pranishme në vende të ndryshme janë Takaful i përgjithshëm, Takaful edukativ/shëndetsorë, etj. Varësisht nga natyra e mardhënjeve në mes të kompanisë dhe pjesëmarësve, ka modele të ndryshme sikurse janë Wakalah (agjension) Modeli, Modeli Mudarabah dhe kombinimin i modeleve agjension dhe Mudarabah. Në modelin Sudanez të Takaful që është i preferuar nga shumica e ekspertëve modern të sheriatit, çdo mbajtës i polisës është poashtu edhe aksionar në kompani të Takaful. Në të ka një bord udhëheqës që udhëheqë kompaninë në emër të pjesëmarësve dhe nuk ka entitet të veqant që e udhëheqë kompaninë. Në aspektin ligjorë në shtetet e tjera Islamike kjo nuk është e lejuar dhe kompanitë Takaful punojnë si entitete të veqanta në bazë të Mudarabah (Malejzi) dhe në bazë të Wakalah (lindje te mesme). Në modelin Mudarabah që praktikohet kryesisht në regjionin azian/pacific, mbajtësit e polisave marrin fitimin vetëm nëse kompania Takaful ka fitime. Baza e ndarjes caktohet paraprakisht dhe varet nga niveli i zhvillimit dhe fitimit të kompanisë. Komiteti i sheriatit e aprovon raportet e ndarjes për çdo vit më herët. Pjesa më e madhe e shpenzimeve i ngarkohet aksionarëve.
 
Në modelin Wakalah, fitimi nga fondi investues i bartësve të polisave- duke zbatuar nga kjo taksën administrative apo shpenzimet- do ti shkoj bartësve të polisave. Aksionarët do të marrin provizionin e Wakalah nga kontribuesit që mbulon pjesën më të madhe të shpenzimeve të biznesit. Lartësia e provizionit caktohet në baza vjetore paraprakisht në konstultime me komitetin e kompanisë për sheriat. Në mënyrë që të motivoj mbikqyrje të mbarë, provizioni për menaxhment është i lidhur me suksesin e punës.
 
Biznesi i Takaful ka treguar sukses qysh në periudhën e saj punuese dy-dekadëshe. Ka pasë rritje në shkallën prej 10-20% p.v. krahasuar me mesatarën globale të rritjes se kompanive konvencionale të sigurimit me vetëm 5% p.v. Një numër i madh i kompanive Takaful janë zhvilluar në Lindjen e Mesme, Lindjen e Largët, Iran, Turqi, dhe Sudan dhe poashtu edhe në disa vende jo-Islamike. Ka më shumë se 60 kompani që ofrojnë shërbimet e Takaful në 23 vende rreth botës. Malejzia ka zhvilluar Re-Takaful biznesin poashtu. Takaful produktet janë në gjendje të përmbushin nevojat e të gjitha sektoreve të ekonomisë, si në nivelin individual ashtu edhe në nivelin e korporatave që të akomodojnë nevojat afatgjata dhe afatshkurta financiare të grupeve të ndryshme të shoqërisë.
 
Një mbledhje e D-8 vendeve është mbajtu në Kuala Lumpur në Nëntorë, 2002 me temën “Paraqitja e Takaful gjat zgjimit të Globalizimit”. Ia vlen të përmendet se në mesin e vendeve të D-8 vetëm Pakistan është që nuk ka implementuar Takaful deri më tani. Bankat Islamike dhe institucionet financiare kanë nevojë për shërbimet e Takaful për operacionet e tyre. Edhe pse, sigurimi në Pakistan bie në jurisdikcionin e Securitive & Shkëmbimit të Pagesave, Pakistani, institucionet që punojnë sipas bankave islamike do të duhej të punonin me sigurime. Si të tillë, Banka Qëndrore do të duhej të dëshironte që biznesi i Takaful të futet në punë sa më shpejtë. Në aktin e ndryshuar për sigurimin, qeveria ka shtuar provizionet për kompanitë e Takaful në vend. Siç është raportuar në shtyp, Pak Kuwait Investment Corporation kohëve të fundit është lejuar nga ana e SEC që të mëkëmbë kompaninë Takaful në Pakistan nën emrin “First Takaful Insurance Company Limited” me kapitalin e autorizuar nga Rs 100 million.
 
Nga: Muhammad Ejub
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit