1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

A lejohet të ju lexojmë përralla fëmijëve?

Më të lexuarat

Pyetje:

Es Selamun alejkum we rahmetullah!
Pata një pyetje lidhje me përallat për fëmijë, se a lejohen që t’i tregojm fëmijëve, si psh përralla kësëlkuqja, e përhitura etj?
A ka ndonjë tregim islam për fëmijë, apo si duhet një nënë muslimane ta zgjedh këtë qështje kur fëmiu i saj kërkon para fjetjes ndonjë përallë? Keni has në ndonjë fetua për këtë punë?

Allahu ju shpërbleftë!

***

Përgjigje 

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Gjykimi për përrallat e fëmijëve apo tregimet imagjinare të pavërteta, varet nga përmbajtja e atyre përrallave dhe mesimet që nxirren prej tyre nga fëmija. Përrallat me magji e magjistare, për shembull, nuk lejohen në asnjë mënyrë t’u tregohen fëmijëve, madje as të lexohen nga të rriturit, për dëmet që mund të sjellin, dhe dihet gjykimi i magjisë dhe i magjistarit në Islam, dhe kjo sepse ajo është e dëmshme për individin dhe shoqërinë njerëzore. Por nëse përrallat apo edhe tregimet e imagjinuara dhe të formuluara në çast, janë edukuese dhe të dobishme për fëmijët dhe karakterin e tyre, atëherë lejohen këto lloj tregimesh, ku gënjeshtra përdoret vetëm si ilustrim për ta bërë të kuptueshme dhe tërheqëse për fëmijën, dhe jo që tregimi të mbështetet i gjithi mbi të, duke e gënjyer fëmijën dhe duke i mësuar gënjeshtrën.

Duhet të ketë dijetarë që kanë shkruar libra me tregime për fëmijë, por në përgjithësi, nëse vete përpiloni tregime imagjinare për fëmijën, duhen pasur parasysh rregullat që dihen në Islam, prej të cilave edhe ato që i përmendem më sipër. Më e mira për fëmijën dhe për nënën është që para gjumit, ajo t’i lexojë atij diçka nga Kurani, dobia e të cilës është e shumëfishtë për të dy, si në çast por edhe në të ardhmen e fëmijës, të cilit i ngulitet në mendje ai lexim i Kuranit që e dëgjon kur është i vogël dhe do ta doj gjithnjë kur të jetë i rritur. Ndryshe nga ajo që veprojnë njerëzit jomuslimane apo ndoshta edhe muslimane injorante, të cilët i vendosin fëmijës së tyre të dëgjojë muzikë, dhe dalin me teori se fëmijët e duan muzikën dhe qetësohen me të, ndërkohë që ajo është vegël dhe mjet i shejtanit për mashtrimin e njerëzve dhe humbjen e tyre, në të tashmen dhe në të ardhmen. Kurse muslimani ka Kuranin, i cili është shërim dhe udhëzim për njerëzit dhe fëmijët e tyre, në këtë botë dhe në botën tjetër.

Lusim Allahun t’i udhëzojë muslimanet dhe fëmijët e tyre, dhe t’i bëjë ata që të jenë një e ardhme e ndritur e Islamit! Allahu është Zot i kësaj dhe i Plotfuqishëm për gjithçka. Allahu e ka në dorë suksesin dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit