3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

AGK-ja dënon pengimin në punë të gazetares e kameramanit në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Më të lexuarat

Bordi i AGK-së ka reaguar ndaj rastit në Mitrovicë, ku një gazetare dhe një kameraman ishin penguar gjatë kryerjes së detyrës.

Përmes një komunikate për medie, AGK ka thënë se ka pranuar me shqetësim lajmin për kërcënimin dhe pengimin në detyrë të gazetares, Diellza Luzha dhe kameramanit, Blendi Shaqiri, kolegë të portalit KALLXO.com.

“Ekipi medial po realizonte një kronikë në oborrin e Spitalit Rajonal të Mitrovicës. Ekipi i KALLXO është penguar nga tre persona të paidentifikuar, pjesë e stafit të spitalit, të cilët kanë penguar xhirimin dhe i kanë bërë presion fizik kameramanit, duke ia kufizuar ekipit lëvizjen dhe duke kërcënuar me konfiskim të paisjeve.  Një veprim i tillë për AGK-në përbën presion të papranueshëm dhe rrezikon sigurinë e gazetarëve gjatë kryerjes së detyrës”, thuhet në komunikatë.

AGK-ja i bën thirrje menaxhmentit të Spitalit Rajonal të Mitrovicës që të marrë masa ndaj këtyre personave dhe të mos lejojë përsëritjen e një situate të tillë.

“Gjithashtu, i bëjmë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që t’i identifikojë autorët dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të trajtuar rastin”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit