1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Votuesit nga diaspora kanë afat edhe tri ditë për t’u regjistruar, deri tani janë pranuar 6 mijë aplikacione

Më të lexuarat

Deri më 18 gusht është afati i fundit për të paraqitur aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se deri në mesditën e sotme KQZ ka pranuar rreth 6 mijë aplikime nga diaspora, ku nga ato janë aprovuar rreth 5340 aplikacione dhe 600 aplikime të tjera janë të refuzuara.

“Deri në mesditën e ditës së diel shërbimi votues i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës të rreth 6000 qytetarëve, prej tyre ka aprovuar rreth 5340 aplikacione, ndërkaq rreth 600 të tjera kanë statusin momental të refuzimit”, tha Elezi për KosovaPress.

Ai shtoi se, “Në këto raste shërbimi votues ka komunikuar më këta aplikues dhe i ka njoftuar për dokumente shtesë të cilat duhet t’i bashkëngjisin në mënyrë që aplikimi i tyre të konsiderohet i kompletuar”.

“Afati i fundit për të paraqitur aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës është data 18 gusht dhe vetëm atëherë do të dimë numrin e saktë të aplikuesve jashtë vendit,” deklaron ai.

Sipas tij, të gjithë këta aplikues të cilët regjistrohen suksesshëm si votues nga diaspora, do të mundën të votojnë më një datë tjetër që fillon nga 15 shtatori, kurs Komisioni Qendror i Zgjedhje këto do t’i pranojë me datën 15 tetor.

“Të gjithë këta aplikues që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të munden të votojnë në një fazë të mëvonshme përmes postës e cila fillon me datë 15 shtator, fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së më së largu me datë 15 tetor. Mënyra e votimit përmes postës është e njëjtë sikurse në zgjedhjet e kaluara lokale si dhe parlamentare, natyrisht se këto janë zgjedhjet lokale dhe qytetarët pra këta votues që regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës duhet të plotësojnë dy fletëvotime sepse janë zgjedhjet për kryetarë komunash dhe kuvende komunale”, tregona ai.

Subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit i ka mbetur vetëm edhe dita e nesërme për të aplikuar në Komisionin Qendror Zgjedhor.

KQZ po punon edhe gjatë ditëve të vikendit për të pranuar aplikimet e subjekteve politike për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tregon për KosovaPress, se KQZ-ja ka pranuar 29 subjekte politike, ku gjatë nga ato janë parti politike, dhjetë janë iniciativë qytetarë dhe trembëdhjetë të tjerë janë kandidatë të pavarur.

Po ashtu, ai shton se numri total i këtyre subjekteve janë 34 kandidatë për kryetarë të komunave, si dhe 474 kandidatë për kuvende komunale.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar nga ana e 29 subjekteve politike prej tyre 6 janë parti politike, 10 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur. Në përgjithësi numri i kandidatëve të cilët përcaktojnë këto subjekte politike është 34 kandidatë për kryetarë të komunave të ndryshme, si dhe 474 kandidatë për kuvende të ndryshme komunal. Afati i aplikimit të subjekteve politike, pra dhe njëkohësisht për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve është data 16 gusht dhe deri në orën 16:00, KQZ do të presë aplikimet e subjekteve politike”, shton ai./KP/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit