Qeveria e Republikës së Kosovës pritet që sot të marrë masa të reja anti-COVID, pasi numri i rasteve pozitive është rritur ndjeshëm ditëve të fundit.
Telegrafi mëson se janë përgatitur masa të reja dhe vendimi pritet që të merret sot.
Ndryshe, rastet e reja me coronavirus ditëve të fundit kanë vazhduar të rriten ndjeshëm, ku dje janë konfirmuar 888 raste pozitive.
Sipas të dhënave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë ( MSH), grupmosha më e prekur nga coronavirusi në 24 orët e fundit është nga 20 deri në 29 vjeç. Gjithsej raste pozitive të kësaj grupmoshe janë 237.
Pastaj, grupmosha më e prekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit është 30-39. Gjithsej raste të konfirmuara 161.
Duke kaluar më pas, të grupmosha 40-49, gjithsej raste të konfirmuara 158.
Grupmosha 10-19 vjeç, gjithsej raste të konfirmuara 117.