0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Si të largosh ankthet dhe brengat?

Më të lexuarat

Young sad man sitting in the dark room.

Pyetje:

Na tregoni për gjërat që e ndihmojnë myslimanin në largimin e anktheve dhe brengave të cilat e godasin atë. Dhe a lejohet që për shkak të tyre, ai t’i bëjë rukje vetes?

***

Përgjigje:

Prej shkaqeve më të mëdha përmes së cilave Allahu i largon ankthet dhe brengat janë: shpeshtimi i përmendjes së Tij, dërgimi i salavateve mbi Pejgamberin ﷺ dhe leximi i shpeshtë i Kuranit. Pra, të gjitha këto janë prej shkaqeve të hapjes së zemrave dhe largimit të anktheve e brengave. Andaj shpeshtoje përmendjen e Allahut, salavatet dhe leximin e Kuranit, së bashku me kërkim të faljes e pendim për mëkatet e bëra. Ki kujdes nga të gjitha mëkatet, pendohu shpesh nga çfarë ke bërë prej tyre dhe do t’i gëzohesh hapjes së zemrës dhe heqjes së anktheve dhe brengave. Bindja ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ është metoda më madhështore për hapjen e zemrës dhe për largimin e çdo gjëje që të dëmton e shqetëson.
S’ka gjë të keqe nëse i bën rukje vetes duke kënduar el-fatihan apo ajetul-kursijjin apo suren kul huwAllahu apo suren el-Felek dhe en-Nas apo të gjitha këto së bashku. Rukjet janë gjë e mirë. Pejgamberi ﷺ kur binte në shtrat bashkonte shuplakat e duarve (ashtu siç bëhet dua) dhe në to këndonte suren kul huwAllahu, el- Felek dhe en-Nas, (pështynte lehtë në to) pastaj me to e fërkonte pjesën e përparme të trupit, kokën, fytyrën dhe gjoksin e tij (kështu vepronte tri herë). Pra, nëse i bën rukje vetes me aq sa ke mundësi nga Kurani, kjo është prej gjërave më të mira.

Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)
“Fetaua Nurun a’la ed-Derb”

Përktheu: Petrit Përçuku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit