Një burrë i guximshëm e shndërroi Land Rover-in e tij në një “nëndetëse ‘007’” para se ta ngiste nën ujë. Nathan Gibbons ishte në gjendje ta zhyste makinën nën ujë dhe ta ngiste përmes një pellgu me thellësi më shumë se 2 metra në Mansfield, Nottinghamshire, për 15 sekonda.
Ai tha se ndihej si një James Bond. “Në të vërtetë nuk ndihej sikur makina po lëvizte. M’u duk një kohë e gjatë kur je nën ujë. Për ato 15 sekonda ndihesh sikur je në makinën e James Bond. Është si një nëndetëse, por për shkak të dritareve, uji vjen aq shpejt sa jeni duke vozitur.”, tha ai.