Plaku edhe pse në moshë të thyer del dhe fiton rizkun me punë. Për dallim nga brezi i ri, i cili, shumicën e kohës e kalon në dëfrim dhe argëtim. Duke i numëruar kallamoçat që i morrëm, më tha: mos i numëro për së dyti, se unë haram nuk du. Edhe djersë, edhe punë, edhe lodhje edhe ndershmëri! Këta burra e mbajnë popullin tonë! Allahu i dhashtë shëndet dhe bereqet!
Hoxhë Bekir Halimi