Janë vendosur firmat për anijen e parë kombëtare aeroplanmbajtëse të Turqisë, e cila do të ndërtohet krejtësisht me teknologji vendore, shkruan e përditshmja turke “Yeni Şafak”.
Janë hedhur firmat për anijen e parë kombëtare aeroplanmbajtëse të Turqisë, e cila do të ndërtohet krejtësisht me teknologji vendore.
Parashikohet që aeroplanmbajtësja e parë kombëtare të hyjë në inventarin e Forcave të Armatosura Turke në vitin 2021.
Projekti do të realizohet në kantierin Sedef Tersanesi në bashkëpunim me kompanitë turke që operojnë në sektorin e industrisë së mbrojtjes “Havelsan” dhe “Aselsan”.
Në anije do të punojnë 1 mijë e 200 vetë, ajo do të transportojë helikopterë, avionë luftarakë, avionë të telekomanduar dhe tanke. Gjithashtu brenda në anije do të jetë edhe një spital i përgjithshëm.
Anija do të peshojë 27 mijë e 436 ton, do të jetë e gjatë 231 metra dhe do të jetë në gjendje të kryejë misione në det të hapur pa marrë mbështetje logjistike për 50 ditë. kohaislame