11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

A doni të bëni para? merruni me trashje të viçave

Më të lexuarat

Llogaria Ekonomike për trashjen e viçave të racës Simental. Analiza ekonimike, kur fermeri disponon bazën ushqimore.
 
Duke llogaritur se viçi i kësaj race lind me një peshë prej:45 kg dhe duke i shtuar kësaj peshe shtimin ditor 1.200 gr. në ditë brenda 300 ditëve të tjera atëherë del se një viç i kësaj race do të ketë një peshë trupore prej:405 kg.(vërejtje:300 ditë X 1.200gr/ditë sa shton viqi = 360 kg dhe plus 45 kg pesha kur lind viqi në fund del pesha 405 kg).
 
405 kg X 1.80 € për kg= 729 €për 1.Viç brenda dhjetë muaj apo 300 ditësh.
 
-10 krerë viça x 405 kg peshë bruto brenda vitit kemi 4.050 kg peshë bruto të viçave.
-Kur këtë masë të peshës së tërsishme të viçave e kalkulojmë me çmimin prej 1.80 € për kg peshe të gjall do të kemi nga të gjithë viçat një shumë prej:7.290 €.
 
Gjatë kësaj kohe të trashjes së viçave kemi hargjimet me sa vijon:
 
• Hargjimet e rrymës paushall për një vit – 480 Euro.
•Premixe 470 Euro.
•Shpenzimet për trajtime mjeksore veterinare paushall.340 €.
•Blerja e viçave 10 X 264 Euro për viç = 2.640Euro.(viçi blehet në moshën 3.mujore me peshë prej120 kg dhe me çmim prej 2.2 € për kg apo 120 X 2.2 = 264Euro për 1.viç.)
•Shpenzimet e repromaterialit për mbjelljen e 3 ha misër dhe sillazhimi i tijë 600 €
•Kositja, transporti i sanës për 3 ha, hargjime të derivative 300€
•Shpenzime të paparashikuara 400 €
 
Gjithsejt shpenzime 3460 €.
Bilanci: qarkullimi 7.290€– shpenzimet 4.760 = 2.530€ fitimi
Pra,fitimi për 1.viç është 253€, kurse për 10.viça është 2.530 €.
Në fund konkludojmë se ja vlenë të kultivohen viçat për trashje.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit