3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shqipëria mund të nisë negociatat edhe pa Maqedoninë? Pendarovski: Urdhëroni, ecni përpara!

Më të lexuarat

Rruga dhe problemet me të cilat përballet Maqedonia e Veriut ndaj BE ishin fokusi kryesor në takimet që i kishte presidenti Stevo Pendarovski në vizitën dyditor në Zagreb. Presidenti kroat, Zoran Millanoviç, edhe një herë theksoi mbështetjen nga Kroacia për Maqedoninë për fillim të negociatave me BE.

Deklarata se gjuha maqedonase është bullgare e sekretarit shtetëror portugez për çështje evropiane, Ana Paula Zakarijash, e vlerësoi si të pakujdesshme dhe se është dhënë nga mosdija.

“Nga historianët që merren me politikë, më të këqij janë politikanët që mundohen të interpretojnë epoka historike. Mua sinqerisht më vjen keq për deklaratën e gabuar të ministres portugeze e cila në fakt groposi të gjithë përpjekjet e kolegut të saj nga Qeveria e njëjtë, Da Silva, që ai i ka bërë muaj me radhë, që në fund të atij kryesimi gjashtë mujorë të dalë me një propozim shkëlqyeshëm të balancuar, i cili ishte i kujdesshëm për interesat nacional edhe të RMV edhe për Bullgarinë. Lajmi i mirë është që kryesimi portugez ka përfunduar”, deklaroi Stevo Pendarovski.

“Kur filloni të hyni në hapësirën intime të një shteti dhe çështjet delikate siç janë e drejta e emrit, gjuhës, kjo asnjëherë nuk përfundon mirë, posaçërisht nëse motivet janë të ulëta, nuk mendoj se janë të ulëta por oportuniste”, theksoi Zoran Millanoviç.

Kjo vizitë e Pendarovskit në Kroaci vjen në prag të mbarimit të Kryesimit portugez. Që nesër Sllovenia do të jetë në krye të Këshillit të BE, ndërsa, siç thonë që të dy presidentët, kjo është mundësi e shkëlqyer dhe moment që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e familjes evropiane.

Gjatë pyetjes së gazetarëve, u komentua edhe deklarata e komisionerit të zgjerimit Oliver Varhelyi se Shqipëria mundet edhe pa Maqedoninë të fillojë negociatat me BE.

“Është pozitë morale dhe e drejtë, zotërinj nga Shqipëria urdhëroni përparoni drejt BE-së, për shkak se e meritoni këtë. Unë mendoj se edhe Maqedonia e Veriut vite me radhë e meriton të njëjtën gjë, por nëse më pyesni mua, nuk ka e as nuk do të ketë vërejtje, asnjë vërejtje nga Shkupi për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së”, shtoi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit