0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Si arrihet suksesi i një marke?

Më të lexuarat

Çfarë e veçon një markë të caktuar nga të tjerat? Pse është kaq e rëndësishme dhe fitimprurëse për kompanitë sot të kenë një markë të fuqishme dhe të identifikueshme? Sigurisht, marka jep besim dhe siguri tek konsumatorët që produkti apo shërbimi që ata marrin është në pritshmëritë e tyre dhe vazhdimisht i njëjtë. Le të shohim më poshtë 4 shtyllat që marka duhet të plotësojë në mënyrë që të mbledhë rreth vetes konsumatorë besnik që do të paguanin çmime premium për markat që duan:

  1. Duhet të mbahet mend. Duke filluar që nga logo dhe ngjyrat, një markë duhet të jetë sa më e identifikueshme dhe e lehtë për t’u mbajtur mend nga konsumatorët. Në këtë mënyrë, rritet mundësitë që ajo të bëhet e njohur dhe e suksesshme.
  2. E besueshme dhe besnike. Nëse i premtohet diçka konsumatorëve, atëherë ai premtim duhet mbajtur me çdo kusht, në mënyrë që marka të kthehet në të suksesshme. Askush nuk do i vlerësojë markat që japin një produkt apo shërbim ndryshe nga premtimet e treguara gjatë marketingut. Përkundrazi, konsumatorët do të vlerësonin nëse produkti i kalon pritshmëritë e tyre.
  3. Vlerat që marka mbështet. Rreth 60% e njerëzve i qëndrojnë besnik një marke për shkak të vlerave të përbashkëta që ndajë me të. Këtu futen qëndrimet rreth çështjeve të ndryshme sociale, ekonomike, mjedisore, etj. Në këtë mënyrë markat bëhen sociale dhe këtë gjë konsumatorët e vlerësojnë.
  4. Gjithmonë njësoj. Njerëzit presin që produkti i një marke të jetë gjithmonë njësoj dhe nuk duan të shohin ndryshime në përvojën e tyre gjatë përdorimit të produktit. Nëse supozojmë dikush kënaqet në një restorant herën e parë, pastaj herën tjetër sheh se shërbimi është i keq, kurrësesi nuk do të afeksionohet në afatgjatë me atë restorant. Prandaj vazhdueshmëria është tepër e rëndësishme.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit