0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Korrupsion në sistemin e drejtësisë dhe futboll, arrestohet prokurori dhe 5 të tjerë në Sarandë

Më të lexuarat

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, ka arrestuar 6 persona, mes të cilëve zyrtarë, për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal.

Pas një hetim në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit, është arrestuar prokurori i Sarandës, Sali Hasa si i dyshuar për veprën penale të korrupsioni pasiv të funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Sipas informacioneve të publikuara, në pranga është vënë edhe Napolon Hodaj, oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Në kuadër të këtyre hetimeve është arrestuar edhe Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, dhe Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”.

Gjithashtu janë arrestuar edhe Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’.

Gjykata po ashtu ka caktuar masën “arrest në shtëpi”, për Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’dhe Hysen Korenica ,ish ekspert mjeko – ligjor, për “Ekspertim i rremë”.

Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.202 datë 17.06.2021 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë./ATSh/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit