7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

BE-ja kërcënon me sanksione liderët e Libanit

Më të lexuarat

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell u ka thënë liderëve të Libanit se ata janë fajtorë për krizën politike dhe ekonomike në vend dhe disa prej tyre mund të përballen me sanksione, nëse vazhdojnë të pengojnë formimin e një qeverie të re dhe zbatimin e reformave.

Duke folur pas bisedës që ka pasur me presidentin Michel Aoun, Borrell tha se ai ka dhënë një mesazh të qartë se Libani është në prag të kolapsit financiare dhe politikanët nuk duhet të humbin më shumë kohë.

“Kriza me të cilën po përballet Libani është krizë e brendshme. Është krizë e shkaktuar vetë”, tha ai për gazetarët pas bisedimeve me presidentin e Libanit.

“Kjo krizë nuk ka ardhur nga jashtë apo nga faktorë të jashtëm. Është krizë e prodhuar brenda shtetit, një krizë që e kanë prodhuar vetë ata”, tha ai.

Monedha kombëtare e Libanit ka humbur 90 për qind të vlerës së saj. Mbi gjysma e popullsisë jeton në varfëri dhe ekonomia po përballet me inflacion.

Përveç krizës ekonomike, vendi po përballet edhe me krizë politike, pasi për muaj me radhë nuk po arrin që ta formojë një qeveri të re, që do të mund të shtynte përpara reformat, të cilat më pas do të mund të zhbllokonin ndihmën e huaj.

“Ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë. Por, nëse ka pengesa të reja për zgjidhjen e krizave multidimensionale të vendit, ne do të zgjedhim edhe veprime të reja. këshilli i BE-së mund të vendosë edhe sanksione”, tha Borrell. /REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit