0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sa ditë në vit punon e sa pushon një arsimtar i Kosovës?

Më të lexuarat

Greva e mësimdhënësve në Kosovë vazhdon të përsëritet sa herë që sindikalistët nuk janë të kënaqur me pagat ose kërkesat e tyre. Greva e fundit që po zgjat nga e mërkura ka të bëjë me pagesën e shtesës të 0.5 përqindëshit të përvojës së punës.

Edhe pse Ministria e Financave dhe ajo e Arsimit kanë thënë se pagat e muajit prill janë ekzekutuar me rritje, mësimdhënësit vazhdojnë të mos e besojnë një gjë të tillë dhe greva po vazhdon.
Përkundër faktit që paga e arsimtarit në Kosovë është më e larta në krahasim me pagat e fushave tjera, ata po insistojnë që t`u plotësohen kërkesat e tyre në mënyrë që të vazhdojë mësimi, raporton Indeksonline.

Por, se sa punon një arsimtar në Kosovë gjatë një viti, tregon një kalkulim, sipas të cilit një arsimtar punon vetëm 5 muaj në vit.

Duke i llogaritur kështu pushimin veror, pushimin javor, festat zyrtare, orët e punës në javë dhe disa shëtitje e ekskursione, totali i ditëve të punës për një arsimtar del të jetë 159 ditë (5 muaj).
-Pushimi veror i një arsimtari llogaritet 72, apo dy muaj,

-Ai javor, duke i përfshirë vikendet i ka 104 ditë pushimi,
-Pushimi pranveror i ka shtatë (7) ditë pushim,
-Festat zyrtare janë 10 në vit, ndërsa duke i lidhur me ditët e punës dalin 20 ditë pushimi
-Një arsimtar i ka 20 orë pune në javë, përkundër shërbyesve të tjerë civil të cilët punojnë 40 orë në javë.
Në këto llogaritje, hyjnë edhe shëtitjet dhe ekskursionet që i organizojnë shkollat, të cilat pasojnë me ditë pushimi.

Pra, nëse të gjitha këto ditë i zbresim nga 365 ditë, totali del në 159 ditë, apo vetëm 5 muaj e 3 ditë punë në vit për një arsimtar.
Duke i ditur këto shkaqe, del edhe arsyeja se pse shkollat në Kosovë nuk dalin me kuadra të forta dhe pse niveli i arsimit në Kosovë është në një nivel shumë të ulët krahasuar me vendet tjera të rajonit. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit