2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Çka është obligative për muslimanin në ndjekje të dijetarëve?

Më të lexuarat

Pyetje:

Ç’është e detyrueshme për një musliman dhe bërjen e da’ues [thirrjes në fe] për
sa i përket shoqërimit që është nën supozimin që ngjitja ndaj një grupi dijetarësh, të cilët
janë të aftë për të bërë ixhtihad1?

***

Përgjigje:

Them: detyrimi i masës së përgjithshme të komunitetit musliman është të ndjekë ata dijetarë që janë të njohur për pasjen e dijes, akiden [besimin] e saktë, dhe menhexhin [metodologjinë] e shëndoshë. Kjo ngaqë Allahu thotë: “Dhe pyetni dijetarët nëse nuk e dini”
Dhe dijetarët, të cilët sapo i përshkrova këtu, janë “ata që janë përgjegjës” – ata të cilët i
ka përmendur Allahu në Kur’an, që do të thotë: “O ju që besoni, binduni Allahut dhe të dërguarit, si dhe atyre që janë përgjegjës mbi ju”. Ngaqë, “ata që janë përgjegjës” përbëjnë dy gupe njerëzish. Duke qenë grupi i parë dijetarët, dhe ata janë objekti parësor në këtë ajet, ndërsa grupi i dytë janë pushtetarët, ata që zbatojnë Sheriatin e Allahut mbi robërit e Allahut. Dijetarët janë njerëzit e sqarimit, dijes dhe udhëzimit, ndërsa pushtetarët janë njerëzit e zbatimit dhe juridiksionit/pushtetit. Kështu që po të merrnin masa e përgjithshme çdo person për ta ndjekur, duke e ndjekur atë pa hetuar për dijen e tij, besimin, menhexhin dhe akiden, atëherë ata do të ndaheshin nga njëri-tjetri dhe të humbnin. Dhe kjo, domethënë kjo ndarje, është çfarë ka ndaluar Allahu në më shumë se një ajet të Kur’anit. Allahu thotë: “Për ju është ligjëruar në fe ajo me çfarë qe urdhëruar Nuhu, dhe ajo çfarë t’u shpall ty, dhe çfarë i qe urdhëruar Ibrahimit, Musait dhe Isait – të zbatoni fenë dhe mos të përçaheni.”

Dhe Allahu thotë:
“Dhe mos u përçani ose do të dështoni dhe do të humbisni fuqinë e juaj”.

Dhe Allahu thotë:
“Mos u bëni sikur ata që u ndanë dhe u dalluan pasi që dëshmia e qartë u erdhi atyre. Për ta është një dënim i madh”.

Dhe Allahu thotë:
“Ata që e ndajnë fenë dhe bëhen grupe, ti s’ke të bësh gjë me ta. Çështja e tyre është vetëm te Allahu, pastaj Ai do t’i informojë ata për çfarë bënin”.

Allahut i përket i gjithë lavdi, mënyrat dhe mjetet e komunikimit janë bërë të shumta.
. Pra,
dëshmia është vendosur dhe informata është bërë e qartë. Ngaqë, njerëzit kanë dalluar
në të kuptuar, dije, besim dhe devotshmëri. Nëse njerëzit nuk pajtohen në këto katër çështje, atëherë si do të jetë puna me opinionet! Gjëja e vetme që kërkon ruajtje kundër saj është dallimi i zemrave dhe lënia e njëri-tjetrit, derisa përfundimi të jetë që njerëzit të akuzojnë njëri-tjetrin për drejtim të keq, risi në fe [bidat]. Kështu që kujdes!

Nga shejh Muhamed Ibn Salih el-Uthejmin

Revista el-Besa’ir, nr.4

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit