3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ky është presidenti i ri i Izraelit: një sionist tipik

Më të lexuarat

Izraeli sot u bë me president të ri, politikanin me përvojë Isaac Herzog, 60 vjeç, i cili u zgjodh në Knesset, parlamenti 120-anëtarësh i Izraelit, raportoi AP.

87 deputetë votuan për Herzog. Pozicioni presidencial në Izrael është kryesisht i një karakteri ceremonial.

Herzog është një ish-kryetar i Partisë së Punës të Izraelit dhe një udhëheqës i opozitës i cili nuk pati sukses në garën për kryeministër të vitit 2013 kundër Benjamin Netanyahu.

Ai do të marrë presidencën për të zëvendësuar Reuven Rivlin, mandati i të cilit skadon muajin tjetër.

Kishte dy kandidatë në garë – të zgjedhurit Herzog dhe Miriam Peretz, të cilit nuk iu dha shumë shans.

AP shton se Herzog është “një degë e një familjeje të respektuar Sioniste”. Babai i tij, Shaim Herzog, ishte ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, dhe më pas kryeministri i Izraelit nga 1983 në 1993.

Herzog ishte kreu i një agjencie jofitimprurëse hebraike, e cila punon ngushtë me qeverinë për të promovuar kolonët në Izrael, pasi dha dorëheqjen nga parlamenti tre vjet më parë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit