4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Diçka mbi homoseksualizmin

Më të lexuarat

Është bërë i njohur për statuset e tij Arian Xhezairi, ai në një status mbi një debat që u mbajt në një TV në Kosovë ai thotë: “Qeshesha me zë derisa e shihja Berat Buzhalën te KOMITETI ka i jepke zor në çështjen e LGBT-ve, duke u mundue me çdo kusht t’a detyroje Dr. Gëzim Kelmendin që sipas botëkuptimeve të ngushta të Buzh’alës ‘të shkretonte’.
Ndërkohë me rekomandimin e prindit, e kërkova, e gjeta dhe e shikova një dokumentar mbi LGBT i quajtur SODOM. Një material që mediat botërore e kanë ndaluar të transmetohet. Ja se çfarë shplaos pastori i krishterë Amerikan Scott Lively në këtë mini film.
“Teologjia Homoseksuale (Gay apo Queer Theology) është herezia e botës moderne. Më lejoni të sqaroj si funksionon kjo, është një proces i pushtimit kulturor prej pesë hapash.
1) Kërkesa për tolerancë
2) Kërkesa për pranim shoqëror
3) Kremtimi në publik (parada)
4) Detyrimi për pjesëmarrje
5) Ndëshkimi i atyre që s’pajtohen
Rusia gjendet në të parën por nëse zbutet, shumë shpejt mund ta gjeje vetën aty ku është Amerika sot.”
Pastaj për një moment një dridhmë ma përshkoi gjithë trupin. U pyeta, në cilën fazë gjendemi ne?! U tmerrova!”
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit