2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rriten kërkesat për trajtimin e pacientëve që kanë kaluar COVID-19

Më të lexuarat

Në Klinikat e Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës gjithnjë e më shumë po vërehet shtimi i kërkesave të shërbimeve spitalore për pacientët post-COVID. Por sa i përket rasteve klinike me koronavirus gjendja është e qetë dhe stabile.

Kështu bën të ditur në një intervistë për KosovaPress, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi i cili thotë se gjendja aktuale në aspektin klinik të pacientëve është e qetë dhe stabile.

Ai thotë se në të ardhmen duhet të mendohet për trajtimin e ndërlikimeve te pacientët që e kanë kaluar COVID-19.

“Si rezultat i zvogëlimit të rasteve të reja të të infektuarve nuk ka pasur fluks të pacientëve që kanë ardhur për t’u shtrirë në spitalet tona… Tani ne po ballafaqohemi gjithnjë e më shumë me kërkesa për shërbime spitalore për pacientët që kanë kaluar COVID-in dhe që kanë pasur komplikime ose ndërlikime sidomos në organet e mushkërive dhe nga një numër për shembull prej 65 pacientëve që i kemi sot të shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, 49 prej tyre i kemi negative sa i përket testin PCR për COVID. Por për shkak të gjendjes së përgjithshme vazhdojnë të qëndrojnë më tutje në Klinikën e Pulmologjisë ose janë liruar më herët por përsëri janë thyer. Duket që në të ardhmen duhet të mendohet edhe për shërbimet të ashtu quajtura për pacientët post-COVID në mënyrë që të mjekohen komplikimet ose ndërlikimet që kanë mundur të ndodhin tek këta pacientë“, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit