1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Eurodeputeti McAllister kritik ndaj BE-së: Të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Më të lexuarat

Eurodeputeti i Parlamentit Europian, David McAllister, gjatë Konferencës Vjetore “State of the Union”, organizuar nga Instituti i Universitetit Europian, ka hedhur kritika ndaj Bashkimit Evropain, duke thënë se duhet të mbajë premtimet për liberalizimin e vizave për Kosovën apo integrimin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij tha se vonesat e bëra në lidhje me këto çështje e ulin kredibilitetin e unionit.

“Dua të flas për përgjegjësinë e BE. Duhet të funksionojmë në mënyrë efikase si komunitet, pa standarde të dyfishta brenda dhe jashtë BE. Sundimi i ligjit, solidariteti, etj, janë themelet mbi të cilat është bazuar fuqia e BE. Vonesat e bëra nga vetë vendet e BE ulin kredibilitetin.

Këtu përmend liberalizimin e vizave për Kosovën, por edhe integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne duhet të mbajmë premtimet tona. Shpresoj që këtë mandat të bëjmë çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, u shpreh eurodeputeti, shkruan oranews.

Kujtojmë se Kosova ka kohë që i ka plotësuar kushtet për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, megjithkëtë sot qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë që kanë mbetur ende të izoluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit