-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Zbulohen detaje të reja për masakrën në Tetovë

Më të lexuarat

(E plotësuar) –  Një shqiptar mbeti i vrarë dhe 11 persona të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi të armatosur në Tetovë, Maqedoni. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes rreth orës 22.00, kur një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, nisi të gjuante me armë zjarri në drejtim të lokalit “Barcode”, që gjendet në rrugën “Dervish Cara”.
 
Shkaku i incidentit në lokalin që cilësohet si më i frekuentuari në qytet, mendohet të jetë një konflikt që atentatori kishte patur më herët me viktimën, 22-vjeçarin Altrim A. Zënka mes tyre dyshohet të ketë nisur diku jashtë lokalit, ndërsa personi i dyshuar për vrasje është kthyer më vonë për të “sqaruar” hesapet me viktimën. Ai ka kërkuar që viktima të dalë jashtë, por ky ka refuzuar dhe në atë moment, autori ka nisur të gjuajë në drejtim të lokalit.
 
Shkaku i masakrës për një femër?!
 
Mediet maqedonase shkruajnë se, ngjarja tragjike mund të ketë ndodhur për shkak të një femre. Sipas tyre, pjesë e incidentit ishin një grup të rinjsh shqiptarë, të cilët u konfrontuan brenda një lokali derisa përleshja e tyre ka vazhduar edhe jashtë, ku njëri prej personave ka nxjerrë pistoletën me kalibër 9 milimetra dhe ka shtënë me armë. Vetëm pak minuta nga ngjarja, Policia e Tetovës mundi të kapte autorin e masakrës, i cili gjithashtu kishte përfunduar i plagosur. Të shtunën policia konfirmoi se po gjurmon për një person të dytë, i cili dyshohet të ketë marrë pjesë në incidentin në Tetovë. Sipas policisë, atentatori nuk ka qenë i vetëm, por i shoqëruar me një person tjetër i cili është shpallur në kërkim. Ende nuk është zbardhur motivi i kësaj masakre.
 
Djali i Menduh Thaçit mes të plagosurve
 
Gjashtë persona që u gjetën të plagosur brenda lokalit, ishin rreth moshës 20-25 vjeç. Ata u dërguan në spital në Shkup, ndërsa katër personat e tjerë që kanë marrë lëndime nga xhamat e thyer, dhe objektet e forta gjatë incidentit, janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës. Ndërkohë, njëri nga të plagosurit mësohet se është djali i liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi.
 
Jo zyrtarisht merret vesh që djali i liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi është njëri prej të lënduarve në masakrën e djeshme që ndodhi në Tetovë.
 
“Mbrëmë rreth orës 22.00 në lokalin “Barcode” në rrugën JNA (Dervish Cara) në Tetovë në pronësi të dy tetovarëve nga 36 dhe 39 vjeçar, ka ndodhur një incident i armatosur ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 11 persona të cilët janë dërguar në Spitalin Klinik në Shkup dhe atë të Tetovës. Nga ky incident Altrim A., 22 vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin “Sistina” në Shkup pasi që kishte marrë plagë në kraharor dhe stomak. Trupi i tij është ndalur për obduksion.” shprehet Josifoski.
 
Ai njofton se gjashtë personat e tjerë që janë gjendur në objekt në moshë prej 20 deri më 25 vjet dhe që kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit në ekstremitete, janë dërguar në Spital në Shkup.
 
Katër personat e tjerë që kanë marrë lëndime nga xhamat e thyer djegiet dhe objektet e forta gjatë incidentit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas mjekimit të plagëve janë lëshuar për mjekim shtëpiak.
 
Ekipi i SPB dhe Prokurori publik bënë ekspertizën në vendin e ngjarjes ku gjetën më shumë gëzhoja të zbrazura nga municioni i pistoletës me kalibër prej 9 milimetrave si dhe një projektil të pa eksploduar.
 
Njëri nga personat i dyshuar për vrasje është ndaluar nga policia ndërsa në kërkim është tjetri për të cilin dyshohet që i ka ndihmuar të parit.
 
Policia thotë se ende nuk ka zbuluar motivin e këtij incidentit.
 
Portalb jo-zyrtarisht mëson se një nga të lënduarit në këtë incident ka qenë edhe djali i liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi./Portalb/kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit