Studentët shqiptarë dolën krenarë në mbrojtje të gjuhës, identitetit dhe dinjitetit kombëtar, duke dëshmuar se gjuha shqipe nuk është vetëm mjet komunikimi, por zemra e kombit tonë. Akoma më madhështore e bëri këtë protestë përkrahja vëllazërore nga studentët e ardhur prej Shqipërisë dhe Kosovës, duke treguar se shqiptarët mbeten një trup i vetëm, kudo që ndodhen.
Ky bashkim i rinisë shqiptare është mesazh i fuqishëm se askush nuk mund ta heshtë gjuhën tonë, historinë tonë dhe krenarinë tonë kombëtare. Nga Shkupi në Tiranë e deri në Prishtinë, sot u dëgjua një zë i vetëm: Shqipja nuk preket!
Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut për protestën e tyre për gjuhën shqipe.
Të grumbulluar në Shkup, studentëve shqiptarë në RMV i janë bashkuar edhe ata nga Kosova e Shqipëria, por këta të fundit janë ndaluar nga policia dhe janë kontrolluar një nga një dhe për momentin nuk janë bashkangjitur në protestë.
