0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Prodhohen mbulesat e para për Volvo “Made in Kosova”

Më të lexuarat

Në Gjakovë tashmë janë prodhuar mbulesat e para të veturave të reja të kompanisë suedeze Volvo.
 
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.
 
“Këto mbulesa të kompanisë suedeze Volvo sot janë prodhuar në fabrikën Intertex në Gjakovë. Krenar! ‪#‎madeinkosova”, ka shkruar ai në rrjetin social facebook.
 
Kjo fabrikë që është e para e hapur në Gjakovën e pasluftës, është hapur vetëm dy muaj më parë dhe fillimisht ka vetëm 70 të punësuar.
 
Kompania “Intertex” do të prodhojë mbulesa për një përdorim për vetura të firmave të njohura si Audi, Volvo dhe disa makina të tjera.
 
Po ashtu, pritet që se shpejti të filloj prodhimin e rrobave të Ushtrisë Amerikane, të jelekëve anti-plumb si dhe atyre të gjuetisë.
 
Prodhimi i deritashëm i këtyre mbulesave për Volvo, ËË dhe Audi bëhet në Ukrainë. Por, tashmë një pjesë e prodhimit do të kryhet në Gjakovë.
 
Kjo u mundësua përmes partneritetit me kompaninë Kosovare, Mabetex SHA dhe kompanisë bijë, Intertex, Gjakovë./bs/kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit