-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Alexei Navalny po e padit burgun për shkak të Kuranit

Më të lexuarat

Alexei Navalny tha sot se po padit burgun në të cilin ndodhet për shkak të konfiskimit të librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit.

Udhëheqësi i arrestuar rus kishte për qëllim ta studionte ndërsa po vuante dënimin me burg, transmeton Telegrafi.

“Gjëja është, ata nuk më japin Kur’anin tim. Dhe kjo më irriton”, shkroi Navalny në Instagran, duke shtuar se “studimi i thellë” i Kur’anit është një nga disa qëllimet e“ vetë-përmirësimit ”që i vuri vetes ndërsa ishte në burg.

Ai pohoi se nuk iu lejua të merrte ndonjërin prej librave që solli ose porositi gjatë muajit të kaluar, sepse të gjithë duhet të “rishikohen për ekstremizëm”, për të cilin zyrtarët pretendojnë se duhen tre muaj.

“Librat janë gjithçka e jona, dhe nëse duhet të padis për të drejtën time për të lexuar, atëherë do të padis”, shtoi Navalny.

Kritiku i presidentit rus, Vladimir Putin është në grevë urie për dy javë, duke protestuar ndaj refuzimit të zyrtarëve të burgut për të lejuar një mjek ta ekzaminojë pasi mori dhimbje të forta në shpinë dhe këmbë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit