Zyrtarët thonë se 12 roje kufitare të Kazakistanit dhe një rojtar pylli, janë gjetur të vdekur në një postbllok, përgjatë kufirit me Kinën.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, por mediat citojnë zyrtarë anonim të kenë thënë se rojet kufitare janë gjetur larg nga pikat kufitare.
Mediat raportojnë gjithashtu se armët e rojeve kufitare janë zhdukur.
Zëvendësdrejtori i shërbimit kufitar të Kazakistanit, u ka thënë mediave se një grup i zyrtarëve të lartë të sigurisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar.
Kazakistani ka vendosur pika kontrolli përgjatë kufirit kinez për të parandaluar prerjet ilegale nga qytetarët kinezë në territorin e Kazakistanit./kohaislame/