5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Leximi i Kuranit gjatë thirrjes së ezanit?

Më të lexuarat

Pyetje:

Nëse muezini thërret ezanin ndërsa personi është duke lexuar Kuran, a është më mirë për të që ta përsërisë pas tij dhe të thotë çfarë thotë muezini, apo duhet të përqendrohet në leximin e Kuranit bazuar në atë se leximi është më i mirë dhe se duhet dhënë përparësi asaj që është më e mirë?

***

Përgjigje:

Suneti, kur lexohet Kuranin ndërsa thirret ezani, është që t’i përgjigjeni muezinit, duke pasuar kështu mësimet e Pejgamberit : “Kur të dëgjoni muezinin, thoni atë çfarë thotë ai e pastaj çoni salavate mbi mua, sepse kush çon salavate mbi mua, Allahu do të çojë salavate mbi të dhjetëfish. Pastaj lute Allahu të ma japë el- wesileh, se kjo është një pozitë në Xhenet të cilën vetëm një nga robërit e Allahut do ta arrijë, dhe shpresoj që unë do të jem ai.

Kush lutet që el-wesileh të më jepet mua, atij do t’i lejohet ndërmjetësimi”. (Muslim në Sahih nga hadithi i Abdullah ibn Amr el-Aas [radi Allahu anhu]). Në dy Sahitë transmetohet nga hadithi i Ebu Se’id el-Hudrit (radi Allahu anhu) se Pejgamberi tha: “Kur të dëgjoni muezinin, thoni atë çfarë thotë ai”.

Në sahih el-Buhari transmetohet nga Xhabir ibn Abdullah (radi Allahu anhu) se Pejgamberi tha:

“Kush thotë, kur të dëgjojë ezanin:’Allahume Rabbe haadhihi-da’wet it- taammeh ue-salat il-kaa’imeh, ati Muhammeden el-wesilete uel-fadileh, we b’athhu mekamen mahmuden el’ledhi we’adtehu/ O Allah, Zoti i kësaj thirrjeje të përsosur dhe i këtij namazi që do të falet, dhuroja Muhamedit privilegjin dhe epërsinë, dhe ringjalle atë në pozitën e lavdëruar që Ti ia premtove’, do t’i lejohet ndërmjetësimi im në Ditën e Ringjalljes”.

El-Bejheki shtoi me një isnad hasen:”… inneke la tukhlif el-mi’ad/Vërtet, Ti kurrë nuk thyen premtimin”.

Dhe sepse përgjigja ndaj muezinit është Sunet i cili do të lihej, nëse personi vazhdon me leximin, ndërsa leximi s’do t’i humbasë ngaqë kohët kur ai mund të lexojë janë të bollshme. Allahu na ndihmoftë dhe na udhëzoftë të gjithëve. (Mexhmu Fetawa Ibn Baz, 10/358)

Shejh Ibn Uthejmin tha: “Dhe mund të ndodhë që, ajo e cila është më pak e vlefshme, të bëhet më e vlefshme në raste të caktuara. Për shembull, leximi i Kuranit është një nga dhikret më të mira ndërsa Kurani është dhikri më i mirë. Nëse personi është duke lexuar Kuranin dhe e dëgjon muezinin tek thërret ezanin, a është më mirë që ai të vazhdojë me leximin, apo t’i përgjigjet muezinit?

Në këtë rast, themi: më së miri është t’i përgjigjeni muezinit, edhe pse Kurani është më i mirë se dhikri (tjetër). Dhikri në kohë të caktuara është më i mirë, sesa leximi i Kuranit, sepse leximi i Kuranit s’është i lidhur me kohë të caktuar; kurdo që do, mund ta lexosh, por përgjigja ndaj muezinit është e lidhur me dëgjimin e ezanit”. (Lika’at el-Bab el-Meftuh)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit