1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Si të jemi krijues para klientit

Më të lexuarat

Shpeshherë, kur fillojmë një biznes, ne e analizojmë konkurrencën tonë në mënyrë të tepruar dhe na del nga mendja se një pjesë e madhe e forcës sonë janë klientët tanë. Klientët janë një nga shtyllat themelore për të qenë në gjendje të keni një kompani të suksesshme dhe ekziston një larmi e madhe e taktikave për t’i arritur ata. Të paktën njëra prej tyre është përmes marketingut.

Philip Kotler pohon se marketingu nuk është arti i shitjes së asaj që prodhohet, por i të diturit se çfarë duhet të prodhohet. Përveç kësaj, ai shton se është arti i të kuptuarit dhe përcaktimit të asaj që dëshiron konsumatori dhe i krijimit të rezultateve që sjellin kënaqësinë e klientit, dobinë e prodhuesve dhe fitimet e aksionerëve.

Pavarsisht faktit që marketingu është një burim i përdorur gjerësisht nga kompanitë për të tërhequr klientë të interesuar për produktet e tyre, duhet të theksohet se si sipërmarrës duhet të kërkoni faktorin diferencues, atë që ju dallon nga markat e tjera dhe mbi të gjitha nga konkurrenca.

Kreativiteti bën ndryshimin

Çfarë reklame mbani mend për momentin? Me shumë mundësi nuk do të ketë shumë dhe mes tyre, për arsye të kuptueshme, do të jenë ato të konkurrentëve kryesorë. Nuk ka një arsye të vetme pse reklamat kalojnë kaq pa u vërejtur, por ndër shumë arsye është mungesa e kreativitetit.

Marrja si referencë e asaj që bëjnë të tjerët është bërë një praktikë e zakonshme në botën e marketingut, është padyshim një politikë e mirë për të shmangur rrezikun, por edhe për të arritur pak diferencim në lidhje me konkurrentët tuaj.

Meqënëse inovacioni dhe kreativiteti janë bërë shtyllat e konkurrencës në vendet e industrializuara, të paktën po këto duhet të jenë motori i marketingut të ri të kompanisë suaj.

Këshillë: Merrni pjesë në fushatat inovative që synojnë forcimin e lidhjes emocionale me audiencën tuaj të synuar dhe angazhimin e organizatës suaj ndaj klientëve të saj.

Modeli tradicional i reklamës përsëritëse dhe funksionale rreth produktit po ndryshon drejt një reklame që thekson krijimtarinë dhe emocionet. Një reklamë e aftë të riinvestojë vetveten, duke zgjuar kureshtjen dhe interesin e një publiku të ngopur me reklama klasike.

Fokusi është gjithmonë konsumatori

Marketingu nuk është vetëm fushata reklamuese. Në këtë rast, ju gjithashtu mund të përdorni ide të shkëlqyera për t’u kushtuar vëmendje klientëve tuaj, kur ata tashmë janë të tërhequr nga produkti juaj. Në këtë rast, teknologjia është një mundësi e mirë, sepse mund të kthehet në një mjet për të përmirësuar shërbimin.

Në vazhdim të kësaj, nuk duhet të harrojmë se mungesa e interesit dhe vëmendjes është midis 3 dhe 5 herë më e rëndësishme në humbjen e klientëve sesa karakteristikat e vetë produktit.

Këshillë: Detajet e vogla vlejnë shumë. Kështu, një përgjigje e thjeshtë me email për të falënderuar një klient për pjesëmarrjen në një fushatë mund të bëjë ndryshimin. Duket e thjeshtë por nuk ndodh shpesh.

Një studim i Pew Trust raportoi se 94% e të anketuarve, pra pothuajse të gjithë, përshkruajnë si shumë zhgënjyese përvojën e telefonimit të një biznesi dhe dëgjimin e një regjistrimi në vend të takimit të dikujt.

ENTREPRENEUR

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit