-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A bën me largu shaminë vetëm në klasë?

Më të lexuarat

Bright empty classroom without student with wooden furniture -rendering

Pyetje:

Jam vajzë  16 vjeqare dhe jam mbuluar,  por po kam në shkollë probleme për mbulesë. A bën me largu shaminë në klasë apo nuk bën?

Përgjigje:

We alejkum selam!

Motër e nderuar, mbulesa e kokës me shami si një urdhër islam të cilin duhet ta përfillë femra muslimane ka një rend sikur gjithë urdhrat e tjerë që nuk lejohet të luhat me ta herë në një mënyrë e herë në një mënyrë tjetër.

Ju si muslimane që keni vendosur ta përfillni urdhërin e Allahut për mbulesë, lus Allahun që t’ju shpërblejë për këtë, duhet të jeni e paluhatshme ndaj stuhive të njerëzve që kundërshtojnë një gjë ë tillë.

Ju keni thënë se Allahu është më i Madhi dhe se obligimet e Tij kanë prioritet, andaj nuk ka vend që t’i nënshtroheni një kërkese të ndonjë krijese që kërkon ta hiqni mbulesën tërësisht apo pjesërisht, tërë kohën apo në intervale të caktuara. Ju duhet të qëndroni stoike dhe të mos i nënshtroheni urdhrave të huaj, edhe nëse një gjë e tillë mund të përfundojë me largimin tuaj nga shkolla.

Një gjë duhet ta kesh parasysh se çështja e mbulesës është obligim i padiskutueshëm, kurse çështja e vazhdimit të shkollës maksimumi që mund të thuhet në kushtet aktuale del të jetë e lejuar. Prandaj nuk ka vend të lihet urdhri për një gjë të lejuar, për të mos thënë ndryshe.

Ta hiqni shaminë tani për ju do të ishte mëkat më i madh sesa më herët që nuk e keni pasur e që edhe atëherë ishte mëkat.
Megjithatë, nuk do të thotë se ju duhet të bindeni me lehtësi e të mos shkoni në shkollë si e mbuluar, sepse askush në vendin tonë nuk ka të drejtë juridike t’ju ndalojë nga mbajtja e shamisë në shkollë. Këtë ndalesë zakonisht e bëjnë në mënyrë individuale arsimtarë, drejtorë e udhëheqës komunalë, të cilët janë të infiltruar nga sistemi i kaluar e që dëshirojnë ti shfaqin bindjet e tyre antiislame edhe në kohën e demokracisë.

Andaj ju porosis që të mos lëshoni pe, dhe ta ndiqni procedurën e kërkimit të së drejtës suaj për veshje me mbulesë deri në instancat më të larta të drejtësisë në vend, duke mos përjashtuar edhe instancat e tjera ndërkombëtare nëse në vend nuk gjen mirëkuptim!

Allahu thotë:

“Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar.”(Fussilet, 30)

Po ashtu thotë:

“O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!”  (Ali Imran, 200)

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit