3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Turqia ka një ekonomi mjaft rezistente”

Më të lexuarat

Roger Kelly, një ekonomist kryesor në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka deklaruar se Turqia ka një ekonomi mjaft të qëndrueshme dhe një tendencë të rimëkëmbet shpejt nga goditjet.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Kelly kujtoi rimëkëmbjen e Turqisë në vitin 2009 pas krizave financiare dhe theksoi se, “Kjo është diçka që pamë në vitin 2009 pas krizës financiare globale dhe po ashtu në vitin 2016, pas përpjekjes për grusht shtet. Sigurisht, ne pamë të njëjtën gjë vitin e kaluar kur ekonomia u rikuperua shpejt nga goditja e koronavirusit”.

Duke theksuar se Turqia ishte një nga vendet e pakta në botë që regjistroi rritje pozitive gjatë vitit të fundit, Kelly tha se stimujt e plotë fiskal ishin thelbësorë në rritjen pozitive.

Megjithatë, tha ai, rimëkëmbja ka pasur një kosto në drejtim të stabilitetit makroekonomik dhe se përdorimi i gjerë i rezervave të bankës qendrore për të mbështetur lirën turke nuk duhet të injorohet.

Duke lavdëruar Bankën Qendrore Turke dhe guvernatorin e saj për një ndryshim në politikën monetare të vendit, Kelly tha se, “Një qëndrim i politikës sigurisht që është i mirëpritur. Besueshmëria e bankës qendrore duhet të rindërtohet dhe guvernatori Naci Ağbal sigurisht se ka marrë hapa të duhura në këtë drejtim”.

Duke theksuar se ata janë në proces të azhurnimit të tyre, ai tha se, “Unë nuk mund të jap ndonjë shifër të saktë, por nëse mbahet qëndrimi aktual i ngushtë monetar, unë do të prisja që ekonomia e Turqisë të rritet rreth 4 për qind në 5 për qind këtë vit dhe rreth 4 për qind në vitin 2022”.

Nëse Turqia mban këtë mjedis të politikës dhe në të njëjtën kohë ndërmerr reforma strukturore, tha Kelly, atëherë ajo do të reduktojë dobësitë makroekonomike që kanë rezultuar në kriza periodike.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit