-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Përzieni tregtinë tuaj me sadaka

Më të lexuarat

Ed’hem Sherkavi

Transmeton Kajs ibn Gareze (r.a.), se Pejgamberi (savs), kishte kaluar pranë tregut dhe i kishte parë njerëzit dukebërë tregti, me atë rast ai u kishte thënë atyre:

“O tregtarë, shitblerja shoqërohet me fjalë të kota dhe me betim, andaj përziejeni atë me sadakë.” (Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nasaiu dhe Ibn Maxhe)

Njerëzit janë njerëz në çdo kohë, edhe tregjet janë tregje në çdo kohë, kështu që ka tregtarë, të cilët e përdorin betimin për t’i shitur mallrat e tyre, si edhe blerës të cilët janë të gatshëm të argumentojnë pafund, të shtyhen në pazar gjatë blerjes, dhe këto janë gjëra të jetës pa të cilat tregtia as që mund të imagjinohet. Prandaj, Pejgamberi (savs), i udhëzoi tregtarët në atë që do t’ua pastronte pasurinë (fitimin)e tyre, e ajo është bamirësia në formë të sadakës.

Betimi i tregtarëve të përmendur në hadith, është betim i sinqertë dhe i vërtetë, kurse sadaka këtu është shpagim për përdorimin dhe përmendjen e emrit të Lartësuar të Allahut në shitblerje, edhe nëse betimi është i vërtetë. Ndërsa sa i përket betimit tërrejshëm, ai është mashtrim, dhe kush na mashtron ai nuk është prej nesh.

Prandaj, nëse jeni tregtar, jepni lëmoshë në fund të ditës së punës, për të qenë shpagimi juaj për biseda boshe, betime dhe debate që ndodhin gjatë shitëblerjes, gjë që është e natyrshme të ndodhin. Dhe nëse bëni një biznes të mirë dhe realizoni një fitim, lini mënjanë të paktën një shumë të vogël të parave në emër të sadakës, e cila do të ju llogaritet si shpagim dhe pastrim i pasurisë nga gjithçka e papërshtatshme që ka ndodhur gjatë tregtisë. Madje, edhe nëse nuk ndodh asgjë nga këto, gjë që shumë rrallë mund të ndodhë, jepnisadakë në shenjë mirënjohje ndaj Allahut, sepse me mirënjohje begatitë mbijetojnë dhe zgjasin.

Nëse jeni nëpunës, ndajeni mënjanë një shumë të caktuar të parave në emër të sadakës kur ta merrni pagën, dhe llogarisni atë si shpagim për të gjitha lëshimet që keni pasur gjatë kryerjes së punës, sepse ne të gjithë jemi njerëz dhe të pakujdesshëm, dhe kështu i bëjmë disa gjëra me më pak cilësi se sa duhet, ose vonohemi në punë, ose largohemi nga puna më herët se zakonisht, kështu që sadaka juaj le t’i pastrojë lëshimet që kanë ndodhur në punë. Madje, edhe nëse jeni të disiplinuar dhe preciz sikurse ora, dhe efikas si makina, që rrallë ndodh, sadaka juaj le të jetë falënderim për Allahun që keni punë, për derisa përreth jush ka një mori njerëzish që ankohen për papunësi.

Ndër thëniet më të bukura të hz. Omerit (r.a.), e cila konfirmon zgjuarsinëdhe largpamësinë e tij, është edhe kjo: Unë nuk i kërkoj ushqim Allahut, sepse Ai furnizimin tashmë e ka ndarë, por unë i kërkoj bereqet në furnizimin që Ai ma ka caktuar. Dhe asgjë nuk sjell bereqet në furnizim dhe në pasuri sikur sadaka, prandaj bëjini pasuritë tuaja të bereqetshme dhe të bekuara.“

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit