Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se “Në thelbin e aktiviteteve tona në Mesdheun Lindor dhe në Egje është kërkimi i të drejtës dhe drejtësisë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdogan mori pjesë dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së vitit gjyqësor 2020-2021 të zhvilluar në Qendrën e kongresit dhe kulturës Beştepe në Ankara.
Ai tha se me të njëjtin besim dhe kërkesë vazhdojnë punimet në çdo vend ku janë fizikisht në terren nga Siria e deri në Libi.
“Në thelbin e aktiviteteve tona në Mesdheun Lindor dhe në Egje është kërkimi i të drejtës dhe drejtësisë. Përpjekja për të burgosur Turqinë nëpërmjet një ishulli prej 10 kilometra katrorë duke injoruar madhësinë gjigante prej 780 mijë kilometra katrorë është shprehje e qartë e padrejtësisë dhe mohimit të të drejtës. Përpjekja për t’u vendosur mbi pasuritë e Mesdheut që janë e drejtë e çdo vendi përreth është një shembull i plotë i kolonializmit modern”, tha Erdogan.
Presidenti Erdogan tha se “Gjithashtu është padrejtësia më e madhe që kanë bërë ata të cilët janë përpjekur të realizojnë qëllimet e tyre të fshehta duke na hedhur përpara një shtet i cili përgjatë historisë së tij ka vazhduar ekzistencën duke u fshehur gjithmonë pas të tjerëve”.
“Ne tashmë jemi mërzitur nga kjo lojë në hije. Tashmë ka filluar të bëhen qesharake përpjekjet duke na vendosur përpara një shteti i cili nuk bën mirë as për veten e tij dhe se që e hedhin përpara Turqisë e cila është një fuqi rajonale dhe globale. Po mbaron epoka e atyre që për shekuj me radhë nuk kanë lënë vend pa shfrytëzuar, të cilët nuk kanë lënë shoqëri pa masakruar dhe njerëz pa persekutuar nga Afrika e deri në Amerikën e Jugut. Kryesimi i vendit tonë në këtë drejtim nuk është vetëm për veten e saj por për të gjithë të shtypurit”, theksoi Erdogan.
“Për këtë arsye nga cilido vend i botës ngrihet një britmë për thirrje ne drejtohemi atje me të gjitha mundësitë tona. Për këtë arsye ne shprehim me zërin më të lartë kërkesën tonë për të drejtën dhe drejtësinë. Edhe krijuesi ynë në shpërblim të qëndrimit tonë të fortë dhe të sinqertë na hap rrugën në çdo fushë, i prish kurthet dhe i jep fuqi fuqisë tonë. Sado të bashkohen frontet e armiqësisë, nuk do të mund ta ndalojnë rritjen e Turqisë”, tha Erdogan.